Webinar-Si të njohësh potencialin tënd?

Expert Lane zhvilloi webinarin për të rinjtë me temën “Si të identifikosh potencialin tënd”.
Mos njohja e vlerave që kemi, është një prej barrierave kryesore që na pengon të zhvillohemi në karrierën që duam. Për të ndarë ekspertizën e saj, e ftuar në webinar, ishte znj. Esmeralda Baxho, Konsulente e Burimeve Njerëzore në AIMS International Albania.
Të rinjtë pjesëmarrës morën këshilla praktike mbi:
• Si të identifikojnë potencialin e tyre.
• Përse është e rëndësishme identifikimi i pikave të forta për karrierën.
• Aftësitë më të kërkuara për të rinjtë në tregun e punës.
• Si të zhvillojnë potencialin.
Expert Lane do të vazhdojë të zhvillojë Webinare të tjera duke ofruar insight nga ekspert punësimi dhe zgjidhje për karrierën tuaj