E thënë thjesht, Expert Lane është një platformë që u mundëson të rinjve të marrin vendime karriere të informuara mirë, të njohin veten dhe pikat e forta profesionale, dhe të lidhen me punëdhënësit më të mirë në treg.

Expert Lane do të të japë rezultate të prekshme në sajë të ekspertizës së thelluar mbi tregun e punës dhe instrumentave më moderne të vlerësimit të potencialit profesional, të njohura e të përdorura në të gjithë botën.

3 format kryesore të bashkëpunimit me Expert Lane janë:

Vlerësimet Psikometrike - mbi të cilat kemi ndërtuar programe karriere sipas nevojave tuaja

Këshillimi i Karrierës - zhvilluar me profesionistë punësimi me përvojë të gjatë në treg

Trajnimet e Punësimit - që ju të zhvilloni aftësitë e duhura që kërkon tregu i punës.

Gjithashtu Expert Lane mundëson edhe produkte të tilla si: asistencë në ndërtim CV-je, rregullim profili LinkedIn, etj.

Programet dhe kualifikimet Expert Lane përfitohen vetëm me pagesat përkatëse. (Me përjashtim të disa kategorive të veçanta punëkërkuesish)

Por herë pas here Expert Lane ofron disa free Assessment Teasers dhe seanca webinaresh online të regjistruara.

Por natyrisht, ato nuk ofrojnë nivelin e personalizimit të nevojshëm për të marrë vendime të rëndësishme karriere.

 

Programet janë një kombinim i produkteve të ndryshme Expert Lane.

Ka dy kategori programesh:
1. Programe Karriere – Dedikuar fuqizimit të karrierës së të rinjve, zhvillimit të aftësive profesionale, orientimit dhe përcaktimit të rrugës së duhur. Shembuj: Programi “Potenciali im”, “Sales Talent”, “Sipërmarrësi i Ri”, "Digital Mind" . Këto janë programe për përdorim nga individët. Në përfundim të çdo programi karriere do të pajiseni me çertifikatën Expert Lane.


2. Programe JOBFIT – Të përshtatura për pozicione specifike me qëllim për të parashikuar performancën e çdokujt në një funksion apo industri të caktuar: Shitje, Marketing, Financë, IT, Turizëm, Shërbim klienti etj. Këto janë programe për përdorim si nga individët edhe nga kompanitë.

Për çdo Program Karriere që ju do të zgjidhni do të merrni edhe çertifikatën Expert Lane, së bashku me raporte potenciali, të njohura e të përdorura në të gjithë botën.

Kjo çertifikatë dëshmon që ju jeni një hap përpara në rrugën e karrierës dhe gjithashtu u tregon punëdhënësve që jeni zgjedhja e duhur pasi njihni shumë mirë veten dhe potencialin tuaj.

Çdo përfitues i çertifikatave Expert Lane vendoset automatikisht në një databazë , e cila mund të aksesohet nga punëdhënësit më të mirë në treg, duke rritur ndjeshëm shanset për punësim.

Një vlerësim psikometrik është çdo aktivitet ose test që bëhet për të vlerësuar performancën e një individi në planin profesional.

Ato mund të masin: aftësitë, njohuritë, shkathtësitë, tiparet e personalitetit, motivimit, sjelljeve, kompetencave, potencialit profesional etj.

Një vlerësim psikometrik bazohet në studime shkencore, dhe jo thjesht në opinion.

Ai synon të sigurojë të dhëna objektive të matshme, mbi përshtatshmërinë e një kandidati me një rol pune.

Është i bazuar në një disiplinë të psikologjisë të quajtur Psikometri (Psiko=Mendje) + Metri=Matje/Numra)

Vlerësimet psikometrike kryhen online në çdo pajisje me anë të një linku që ne ju dërgojmë në emailin tuaj.

Me anë të tij, ju arrini të njihni shumë më thellësisht veten në nivel talenti dhe potenciali profesional.

Jeni ju që vlerësoni veten, jo ne që ju vlerësojmë ju.

Rezultatet psikometrike mund t'i sigurojnë një individi të kuptojë aftësitë e tij më të forta, si dhe të identifikojë fushat ku mund të zhvillohet me praktikë dhe përvojë.

Ju mund të përdorni informacionin që merrni përmes rezultateve psikometrike për të marrë vendime më të pjekura në lidhje me karrierën tuaj.

Kjo është si të pyesni nëse do mund të filloni një regjim fitnesi pa u këshilluar me një trainer dhe një nutricionist.

-Mund ta bëni? - Sigurisht.

-A do të merrni rezultatet më të mira? - Me siguri jo.

Pasja e një këshilluesi karriere ju jep një avantazh shumë më të lartë. Ndjekja nga një ekspert ju jep shtysën e duhur dhe informacion të vlefshëm mbi tregun e punës, që do t'ju sjellë rezultate më të mira dhe më të shpejta për karrierën ideale.

3 mënyra kryesore: 

1. Interpretim i rezultateve të testeve tuaja psikometrike - Të njihni veten, pikat e forta, dhe ato me nevojë për zhvillim

2. Seancë këshillimi e personalizuar - Interpretim, analizim, raport i detajuar i potencialit, udhëzim aplikimi për punë ose rritje në detyrë.

3. Coaching - Seanca periodike këshillimi të bazuara në analiza të thelluara dhe monitorim i vazhdueshëm i rrugës së karrierës.

Expert Lane ka partneritet me dhjetëra profesionistë nga fusha të ndryshme, të përbërë nga konsulentë biznesi, trajnerë, këshillues karriere, psikologë dhe ekspertë burimesh njerëzore.

Në varësi të nevojës tuaj, stafi ynë do ju vendosë në kontakt me konsulentët e duhur.

Kohëzgjatja e kontaktit me këshilluesin e karrierës do të varet nga tipi i programit apo produkti që do zgjidhni.

Seancat variojnë nga 30 minuta interpretim te seanca të zgjatura e të përsëritura në formë coaching.

Trajnimet e Expert Lane janë të programuara ose sipas kërkesës. Ofrohen online ose në auditor.

Trajnimet në auditor zhvillohen për grupe me maksimumi 20 persona për të ofruar sa më shumë ndërveprim dhe personalizim.

Trajnimet online ofrohen në formë seminaresh max 2 orë të kryera në disa seanca.

Temat e trajtuara lidhen me rritjen e aftësive për të gjetur dhe mbajtur punën e duhur, si dhe me zhvillimin e shkathtësive të duhura sipas nevojave të tregut të punës.

Expert Lane nuk është një kompani punësimi, në kuptimin klasik të fjalës.

Expert Lane  sjell shumë më tepër vlerë për punëkërkuesit pasi përmirëson në mënyrë të ndjeshme shanset për punësim.

Kjo bëhet e mundur duke rritur kapacitetet e të rinjve, dhe duke i çuar ata drejt karrierës ku kanë mundësi të shkëlqejnë.

Gjithashtu, nëpërmjet databazës dhe aplikacionit JOBFIT i bën të rinjtë  dhe profilin e tyre më të dukshëm tek punëdhënësit më të mirë në treg.

Hapi i parë për një karrierë të suksesshme është përcaktimi i një rruge që përputh vizionin, talentin,
potencialin dhe kërkesën e tregut.

Shpesh kjo harmoni nuk është e qartë, aq më tepër për një të ri që
nuk ka shumë përvojë. Expert Lane ju ndihmon të hidhni hapin e parë të karrierës në mënyrën më të
sigurtë dhe të vlefshme.

Suksesi nuk është një destinacion, por një udhëtim përmirësimi i vazhdueshëm.

Suksesi varet nga shumë faktorë që ndryshojnë vazhdimisht. Por faktori i pandryshueshëm je vetë ti.

Dhe në këtë drejtim, Expert Lane garanton që ti do e njohësh veten profesionalisht si ndoshta asnjëherë më parë. Dhe pikërisht njohja e vetes e bën udhëtimin shumë më të lehtë.

Plus, këtij udhëtimi i shtohen edhe udhërrëfyes të specializuar që do ndihmojnë për të gjetur rrugën më të mirë.

Patjetër. Expert Lane ofron zgjidhje përgjatë të gjithë ciklit të karrierës, që nga shkolla e mesme, universiteti, pas-diplomimi, puna e parë, sipërmarrja apo vazhdimi i karrierës.

Expert Lane ka një databazë talentesh të reja që pasurohet vazhdimisht. Nëse jeni të interesuar për talent të ri në kompaninë tuaj, na kontaktoni në [email protected]

Te frymezoje te rinjte per te ndjekur rrugen e duhur te karrieres