Pse duhet të punosh me këshillues karriere të Expert Lane?

Ke menduar ndonjëherë të punosh me këshillues karriere? Nëse jo, po sjellim disa arsye pse duhet ta bësh dhe si të ndihmon këshilluesi i Expert Lane të shkëlqesh në karrierën që do:

  1. Të jep akses tek punët e kompanive të grupit
    Expert Lane është themeluar nga AIMS International Albania. Kjo mundëson që profili yt të ekspozohet lehtësisht tek punëdhënësit më potencial në Shqipëri dhe rajon që besojnë tek profesionalizmi ynë.
  2. Merr këshilla të personalizuara
    Çdo karrierë apo situatë është unike për çdo individ. Çdo seancë këshillimi krijohet për t’u përqëndruar tek ty dhe situatën në të cilën ti ndodhesh.
  3. Përcakton vlerat e tua
    Duke punuar me këshilluesit tanë, ti mund të identifikosh vlerat e tua, të artikulosh pse je një kandidatë potencial dhe të dallohesh nga konkurrenca.
  4. Zgjeron rrjetin tënd të njohjeve
    Këshilluesit e karrierës të Expert Lane mund të ndihmojnë në identifikimin e strategjive të përshtatshme për ty, për të zgjeruar rrjetin e njohjeve nëpërmjet rrjeteve online apo takimeve personale.
  5. Shkëlqen në intervistat e punës
    Intervistat e punës mund të jenë stresuese dhe përgatitja është e domosdoshmëri për të qenë i sukseshëm. Këshilluesit tanë do të thjeshtëzojnë proçesin dhe do të ndihmojnë të pregatitesh që të shkëlqesh në intervistën e rradhës.
  6. Të ndihmon të ecësh përpara
    Këshilluesit tanë të karrierës të ndihmojnë të gjesh drejtimin tënd, të krijosh hapat dhe një plan për të arritur atje ku do, më shpejt sesa do të bëje vetë.
    Misioni i tyre është të vendosin ekspertizën e tyre në shërbim të punës që ti do.