Rreth Expert Lane

Expert Lane është një platformë për fuqizimin e karrierës profesionale të të rinjve, duke i ofruar ekspertizë të specializuar studentëve , profesionistëve të rinj dhe të gjithë atyre që synojnë një karrierë të sukseshme profesionale. Ajo është themeluar  në vitin 2019 nga ekspertët e Dynamics Partners dhe AIMS International Albania, bazuar në një eksperiencë të gjatë në ofrimin e zgjidhjeve për burimet njerëzore dhe menaxheriale për mbi 500 kompani kombëtare e ndërkombëtare në Shqipëri dhe rajon, nëpërmjet gjetjes, vlerësimit dhe zhvillimit të talenteve.

Mesazhi i Themelueses

Kompania jonë është kompania e parë Shqiptare në fushën e konsulencës per HR, e themeluar në 2005.

Që në fillim zgjodhëm industrinë fisnike të kapitalit njerezor për të ndërmarrë një model biznesi unik që vë njerëzit në qendër të produkteve dhe shërbimeve, pasi besojmë se ata janë aseti më i çmuar i kompanive.
Duke punuar me standarte të larta të cilësisë së shërbimit, kemi arritur gjithmonë të pozicionojmë njerëzit në karrierat më të suksesshme
Nisur nga vizioni yne: “Të kemi një impakt sa më domethënës në jetët e njerëzve! “, iniciuam Expert Lane në 2019, me qëllim fuqizimin e shërbimeve të këshillimit të karrierës për të rinjtë, të këtij aseti të madh që ka Shqipëria sot.

E mbështetur edhe nga Risi Albania, kjo platformë e re shumë inovatore i shërben punëkërkuesve të rinj për të vlerësuar dhe zhvilluar talentin e tyre profesional në përputhje me nevojat e tregut të punës.

Gjithashtu i shërben edhe bizneseve për të gjetur talente të reja me potencial të lartë.

Expert Lane bazohet në të njëjtin sistem vlerash dhe filozofi si AIMS International Albania dhe Dynamics Partners

Ne angazhohemi që të vijojmë të tejkalojmë pritshmëritë tuaja, si një partner i besuar në rrugën drejt suksesit.
Faleminderit që na besoni karrierën tuaj!

Monika Farka
Themeluese

Zbuloni shërbimet tona

Pse ne

Skuadra

Sui

Platform Manager

Blerta

Platform Assistant

Amela

Platform Assistant

Këshillues Karriere

Partnerët

Çfarë mendojnë partnerët tanë