Nxenes & Studente

Studentë

Si mund të ndihmojmë?

Të kryesh kalimin nga shkolla në punën e parë nuk është e thjeshtë. Është një udhëtim me shumë të panjohura dhe faktorë që duket sikur e vështirësojnë çdo vendimmarrje: mos-njohje e vetes, mungesë përvoje, frikë, pasiguri, treg pune i vështirë? Mos u shqetëso! Je në korsinë e shpejtësisë! Expert Lane do të të ndihmojë të marrësh vendimet e duhura për karrierën tënde. Mblidh kreditet dhe fito certifikatën Expert Lane duke rritur shanset për punësimin ideal.

Programet për studentë

Nëse dëshiron të dish përgjigjen e pyetjes “cila është karriera e duhur për mua?”, atë do ta gjesh te programet tona për studentët dhe të sapodiplomuarit.

Çfarë përfshijnë:
Vlerësime gjithëpërfshirëse psikometrike online, nëpërmjet pyetësorëve SHL, të hartuar posaçërisht për të matur potencialin tënd. Analizë e detajuar dhe konsultim nga këshillues karriere me çertifikim në psikologjinë profesionale dhe njohuri të thelluara të tregut të punës. Raporte të shkruara të gjetjeve tona, që përfshijnë pikat e forta, nevojën për zhvillim, dhe orientimin e duhur në karrierën tënde.

Shërbime

Jemi të lumtur të zbulojmë si mund të të shërbejmëNa trego  shumë për nevojat e tua  karrierës.