Profesionistë të Rinj

Profesionistë të rinj

Si mund të ndihmojmë?

Ti mund të kesh nisur tashmë karrierën tënde profesionale, por me kalimin e kohës stili i jetesës dhe përparësitë ndryshojnë. Ndoshta në këtë moment je duke kërkuar:

• Një ndryshim krejtësisht të ri të karrierës
• Rikthimin në punë pas një shkëputje
• Gjetjen e punës që ke ëndërruar
• Këshillat e duhura për karrierën
• Fillimin e biznesit tënd të parë

Programe për profesionistë të rinj

Pavarësisht sfidës tënde, ne mund të të ndihmojmë për të qenë në harmoni me karrierën që dëshiron. Sipas programit që do zgjedhësh, ti do mund të marrësh në dorë:

• Profilizim psikometrik që përfshin: motivimin dhe vlerat e tua, aftësitë dhe personalitetin, rrethanat praktike, balancën e punës me jetën personale dhe më shumë.
• Analizë e thelluar nga konsulentë punësimi të çertifikuar dhe me njohuri të thelluara të tregut të punës, që do përcaktojnë se cila karrierë e re të përshtatet më së miri.
• Listë me opsionet e reja të karrierës, vlerësim i pozicionit aktual, rishikim i planeve të karrierës dhe metrika që ndihmojnë vendim-marrjen.
• Plan zhvillimi personal dhe profesional, si dhe përshtatshmëri me funksione apo industri specifike.
• Vlerësim potenciali për të qenë sipërmarrës e për të hapur biznesin tënd.

Pavarësisht programit të zgjedhur, jemi të sigurt që do dalësh nga procesi me besim dhe vendosmëri të përtërirë, dhe do marrësh vendime të matura e të përshtatshme për të ecur më tej në karrierë.

Llojet e këshillimit:

Profili JOBFIT

Njih potencialin tënd për pozicione pune specifike

Potenciali Menaxherial

Zbulo a ke stofin e duhur për të drejtuar një ekip

Sipërmarrësi i Ri

A ke çfarë nevojitet për të hapur biznesin tënd?

Aftësitë Shitëse

Zbulo talentin dhe rolin ideal në ciklin e shitjes

Inteligjenca emocionale

Mat aftësinë për të perceptuar, kuptuar & përdorur emocionet

Plani i Zhvillimit

Plan i detajuar për tu përmirësuar sipas nevojës