3 strategji si t’i përgjigjesh pyetjes: Pse duhet të të punësoj ty?

Kjo është një nga pyetjet më frikësuese dhe më të sikletshme që bëhet gjatë intervistës së punës. Megjithatë duhet të ndihesh me fat nëse të pyesin. Është moment i duhur që të shesësh veten dhe aftësitë e tua tek menaxheri i punësimit. Trego që ti mund ta bësh punën, jep rezultate të shkëlqyera, do të përshtatesh me ekipin dhe kulturën e kompanisë.
Ndiq këto tre strategji për të fituar mbi kandidatët e tjerë:

#1 Konsidero çfarë përfiton punëdhënësi dhe ti
Gërsheto çfarë përfiton punëdhënësi dhe çfarë ti. Kupto se punëdhënësi do të punësojë dikë që është entuziast, me aftësitë e duhura për të bërë punën, i motivuar për të ecuar përpara.
Sekreti këtu është të mos harrosh pjesën e dytë: të flasësh për veten tënde. Duke treguar se ajo që ata ofrojnë është e mirë për ty, e lë punëdhënësin të kuptojë çfarë do të mbaj ty të motivuar në punë. Ky është një tipar që të gjithë intervistuesit po kërkojnë.

EKSPLORO MUNDËSITË E PUNËSIMIT NË EXPERT LANE DUKE KLIKUAR KËTU


#2 Bëhu eksperti i kompanisë
Nëse gjatë intervistës ke fol për aftësitë dhe përvojën tënde, tani mund të tregosh përkushtimin tënd për rolin. Për ta bërë këtë, trego njohuri të thella të biznesit. Kjo kërkon një hulumtim të mirë të kompanisë, për disa arsye. Tregon që:
-ti e njeh mirë kompaninë dhe shfaqesh si një person i brendshëm që është më i lehtë për tu trajnuar sesa kandidatët e tjerë.
-ti tregon entuziazëm për pozicionin dhe që tani ke filluar të investosh mbi atë pozicion.


#3 Ji zgjidhësi i problemit
Bizneset postojnë një pozicion sepse ata kanë një problem që duhet të zgjidhet. Shko drejt e në temë me përgjigjen tënde. Përshkruaj, mundësisht në detaje, se çfarë zgjidhjesh ofron ti. Përqëndrohu tek e ardhmja. Kjo tregon se ti je duke menduar përpara, je tashmë një anëtar ekipi dhe gati për të nisur punën.


Nuk duhet të kesh eksperiencë pune që ti të jesh kandidati i duhur për t’u punësuar. Duhet që të njohësh potencialin tënd dhe të komunikosh vlerat e tua me konfidencë. Kjo është ajo që i mungon një kandidati fitues. Të duket përsëri e vështirë?
Këshilluesit tanë të karrierës e dinë çfarë të duhet ty dhe çfarë kërkojnë bizneset. Ata kanë ekspertizën e duhur për të vlerësuar potencialin tënd dhe të japin udhëzimet e duhura që ti të jesh kandidati i zgjedhur në intervistën e rradhës#