Nuk ke eksperiencë? Ja si ta bindësh punëdhënësin që je kandidati i duhur

Ti sapo je diplomuar dhe je gati të fillosh karrierën që do. Kur shikon përshkrimet e punës me një listë të aftësive dhe përvojave që kompanitë kërkojnë, dekurojohesh. Mendon që ti nuk ke eksperiencën e duhur. Por a e di që ti mund të fillosh punën që do, pa patur eksperiencë? Si ta bindësh punëdhënësin?
Pavarësisht hamendësimeve të tua, kompanitë janë gati të konsiderojnë për pozicione fillestare dikë me pak ose aspak eksperiencë punë. Lexo se çfarë kërkojnë rekrutuesit dhe përmendi në CV- në tënde apo gjatë intervistës:

Përshtatshmëria me rolin
Çdo rekrutues kërkon të dijë pse po aplikon për pozicionin, kështu që trego që je kandidat i përshtatshëm. Nëse ke një diplomë në punë sociale dhe aplikon për pozicion marketingu askush nuk do ta kuptojë pse po aplikon. Me shumë gjasa do të refuzohesh. Nëse tregon se ke pasur një intership në marketing dhe ke shkëlqyer ose ke marrë trajnime për marketing i bën motivet e tua shumë më të qarta.

Personaliteti yt
Personaliteti është një nga faktorët kryesor për çdo vendim punësimi. Kur i bashkohesh një kompanie, ti i bashkohesh një ekipi. Menaxherët e punësimit duan të dinë se ti do përshtatesh më këtë ekip dhe kulturën e kompanisë. Çfarë vlerash sjell ti në vendin e punës? Cili është potenciali yt? Këto analizojnë rekrutuesit në aplikimin tënd. Kjo nuk ka të bëjë me vitet e eksperiencës por sa mirë e njeh ti veten. Sigurohu që CV-ja jote të tregoj se kush je si person dhe se je unik midis gjithë aplikantëve të tjerë.

Aftësitë e Transferueshme
Kur je pa eksperiencë rekrutuesit kërkojnë të dinë aftësitë e tua të transferueshme. Këto janë aftësi që ke përdorur dhe zhvilluar përmes përvojave si- punë me kohë të pjesshme, internshipe, projekte në shkollë dhe aktivitete jashtëshkollore. Për shembull, nëse ke punuar në call center, ke përvojë në shërbimin ndaj klientit. Kjo aftësi mund të transferohet në një pozicion shitjeje.

Eksploro të gjitha përvojat e tua, mendo çfarë ke mësuar dhe që mund të shërbejë për vendin e punës.
Ke planifikuar që projektet në shkollë ti dorëzosh brenda afatit?
Ke zgjidhur mosmarrveshje kur ke punuar në grup?
Ke prezantuar një punim përpara auditorit?
Punëdhënësit do të impresionohen vetëm nga interpretimi yt i “eksperiencave” që ke fituar dhe si i përdor këto për të filluar karrierën tënde. Ji profesional dhe sigurohu që ato janë të lidhura me përshkrimin e punës për të cilën po aplikon përpara se t’i vendosësh në CV.

Ne i dimë sfidat që hasin të rinjtë. Prandaj krijuam program karriere që ti të njohësh veten dhe vlerat e tua. Këshilluesit tanë të karrierës do të udhëzojnë si të kombinosh në CV, interesat e tua, personalitetin tënd, eksperiencat jetësore me nevojat e kompanisë. Ja pra, sapo krijove profilin e një kandidati unik, ashtu siç e duan rekrutuesit. Dhe mos harro, përmes paltformës JobFit të ndihmojmë të fillosh eksperiencën tënde të parë si profesionist.