Si të gjesh punën që do?

Sapo ka filluar viti i ri dhe je duke analizuar karrierën tënde. Mund të jesh mërzitur në punën që ke ose sapo nis karrierën tënde. Gjetja e një pune të re është bërë objektivi yt kryesor. Me entuziazëm mendon ta dërgosh CV-në në pozicionet që do gjesh online.
Nëse ky është plani yt mendohu edhe një herë.
Gjithkush me një edukim të mirë mund të gjej një punë kudo por është e vështirë të gjesh punën që do. Kjo për arsye se, ti si shumica e njerëzve nuk e di si ta kërkosh.

Për të evituar zhgënjimin të duhet një plan veprimi. Ja çfarë duhet të kesh parasysh:

Rregullo CV-në në bazë të pozicionit që aplikon. Mendoje këtë si një strategji marketingu ku produkti je ti. Çfarë kontributi dhe vlerash do të sjellësh për punëmarrësin?

-Targeto kompanitë. Mendo se cila është puna ideale që do: – çfarë vendi, industrie dhe kompanie. Cila nga kompanitë të pëlqen më shumë? Çfarë misioni ka? Çfarë lloj kulture të përshtatet më shumë? Është e habitshme sa pak kohë dhe përpjekje bëjnë njerëzit për ta bërë këtë kërkim. Realisht kërkon shumë punë por do të shpërblehesh duke gjetur punën që të pëlqen dhe do të ndihesh i motivuar.

-Shiko rrjetin e njohjeve- Strategjia më e mirë e kërkimit të punës fillon me rrjetin tënd të njohjeve. Në këtë fazë të vitit edhe kompanitë i kanë riparë strategjitë dhe axhendën e talenteve. Kjo është kohë shumë e mirë për të kontaktuar ata që të mund të ndihmojnë ose kanë njohjet e duhura në kompanitë që të pëlqejnë.

Vetëzhvillohu – Kompanitë dhe industritë po evoluojnë shumë shpejtë. Është e rëndësishme të identifikosh trendet e reja që janë shfaqur në kompaninë apo industrinë që të pëlqen. Fillo të mësosh rreth koncepteve, dhe zhvillo aftësitë që do të vendosin përpara çdo kandidati tjetër.

Këshillohu me ekspert karriere. Ata aplikojnë mjete dhe programe të provuara që funksionojnë. Ne të gjithë shkojmë më larg kur kemi dikë që na tregon rrugën e duhur.

Mos harro, plani yt nuk duhet të ngeli vetëm në letër