Pse duhet të njohësh veten që të shkëlqesh në karrierë?

Shumica e njerëzve shpesh mbivlerësojnë pikat e tyre të forta dhe nënvlerësojnë dobësitë. Shpesh nuk u pëlqen që sjelljet e tyre të analizohen . Kjo i bën të ndihen vulnerabël. Por, për të ditur karrierën që të përshtatet më mirë, duhet të shikosh brenda vetes.  Pavarësisht se sa e vështirë mund të duket kjo, do të jesh në gjendje të gjesh punën e duhur vetëm pasi të identifikosh faktorët motivues, interesat dhe personalitetin tënd.

Tani mund të jesh i çuditur dhe menduar se nuk ke nevojë të dish tiparet e personalitetit apo stimujt e tu për të gjetur një punë të mirë. Mendohu përsëri. Nëse kërkon atë që të ka munguar në karrierën tënde ose atë që të kanë penguar të përparosh, më mirë kupto kush je, që të gjesh përgjigjet.

Njih Personalitetin Tënd

Mendo për tiparet e personalitetit si prirjet e tua naturale. A e shikon gotën gjysmë plot apo gjysmë bosh? A ndihesh rehat në një dhomë plot me të huaj apo preferon të jesh vetëm? Disa nga tiparet e personalitetit do të ndihmojnë të kuptosh sa i vendosur je, se si performon në situata të vështira, këmbënguljen, etj. A ndihesh rehat me ndryshimet e paparashikuara? Nëse po, një nga tiparet e tua është aftësia për t’u përshtatur ose menaxhuar situatat e paqarta. A të pëlqen të zbërthesh informacionet e paqarta? Kurioziteti yt mund të jetë i dobishëm në zgjidhjen e problemeve komplekse. Tiparet e personalitetit drejtojnë sjelljet e tua, por mund të jenë shumë të vështira për t’u vëzhguar – kjo është arsyeja pse vlerësimi i vetes është kaq i rëndësishëm.

Çfarë të nxit më shumë?

Kjo pyetje e thjeshtë është në të vërtetë mjaft e ndërlikuar, dhe shumë e rëndësishme për karrierën tënde. Faktorët nxitës janë vlerat dhe interesat e tua që ndikojnë në motivimin dhe angazhimin tënd. Ato mund të jenë specifike (psh dëshira për të fituar X para) ose (preferon punën që të mos të ketë shumë procedura etj). Mendo për faktorët nxitës si pasionin dhe qëllimin tënd, gjërat që të bëjnë të ngrihesh me qejf nga shtrati në mëngjes. Disa nga faktorët nxitës përfshijnë sfidën (a të pëlqejnë detyrat e vështira?), struktura (a preferon stabilitetin, parashikueshmërinë dhe sigurinë e punës?) ekuilibri (kërkon fleksibilitet që mund të siguroj balancë midis jetës personale dhe profesionale?). Duke përcaktuar faktorët nxitës, do të jesh në gjendje të kuptosh më mirë kulturën e punës që të përshtatet më shumë.  

Mos harro, pasi të kuptosh se kush je, do të jesh në gjendje të artikulosh vlerat e tua dhe të kuptosh se ku mund të përshtatesh më mirë.

Filozofia e Expert Lane është krijuar duke patur këto faktorë kryesor në qendër të shërbimeve me qëllim që të ofrojmë zgjidhje sa më efektive për karrierën tënde.