5 shembuj suksesi që duhet të pregatitësh për intervistat e punës

Nëse je përpara një interviste atëherë është ora që ti të pregatitesh. Po çfarë? Si fillim, duhet që ta kesh krijuar një “elevator pitch” dhe të komunikosh me konfidencë vlerat e tua. Së dyti, duhet të pregatitësh disa shembuj suksesi nga eksperienca jote, për t’ju përgjigjur pyetjeve “më trego një rast kur..” që do të bëhen patjetër gjatë interivstës.
Ne sugjerojmë 5 shembuj që janë mjaft të përgjithshëm që mund të përdoren për një sërë pyetjesh që mund të të bëhen. Sigurohu që të lexosh metodën STAR për të ndihmuar si të krijosh përgjigje mbresëlënëse duke përdorur këto shembuj suksesi:


1.Kur i ke dhënë zgjidhje një problemi
“Aftësi për të zgjidhur problemet” e shikon të renditur në pothuajse çdo përshkrim pune. Çdokush mund ta fusë si shprehje në CV-në e tij por gjatë intervistës të duhet ta shpjegosh me shembuj kur e ke ushtruar këtë aftësi. A ke zgjidhur ndonjëherë konflikt midis dy anëtarëve të ekipit me të cilët ke punuar? Ke hasur ndonjë klient të vështirë? Ke ndryshuar një proces pune për ta bërë punën më efektive? Gërmo në eksperiencat e tua për të gjetur një shembull që tregon se je kreativ në zgjidhjen e problemeve, je i shkathët dhe ke inicjativë.

EKSPLORO MUNDËSITË E PUNËSIMIT NË EXPERT LANE DUKE KLIKUAR KËTU


2.Kur ke kaluar një sfidë
Vendi i punës mund të jetë plot me sfida. Pavarësisht nëse ke një marrëdhënie të ndërlikuar me kolegun tënd apo je përfshirë në një projekt të vështirë në shkollë, është e rëndësishme të tregosh se nuk tërhiqesh përballë sfidave. Këtu duhet të jesh realist dhe të mos fantazosh histori të pavërteta.
Mjafton të mendohesh pak dhe të gjesh një shembull real kur diçka të ka penguar dhe ke bërë çmos për ta kapërcyer. Psh, ndoshta ke punuar dy punë me kohë të pjesshme për të paguar shkollimin tënd. Ose mbase ke realizuar një projekt të rëndësishëm pune në një afat kohor jashtëzakonisht të limituar. Këto janë shembuj shumë të mirë që tregojnë për inicjativat që ke marrë për të kapërcyer sfidat.


3.Kur ke drejtuar
“Leadershipi” është një tjetër fjalë që dallohet në intervista. Nëse po aplikon për një pozicion drejtues, pa patur më parë eksperiencë është mirë të kesh disa shembuj të aftësive të rëndësishme që lidhen me lidershipin.
Ndoshta ke drejtuar një projekt në shkollë për të fituar një cmim në konkurs. Ose ke drejtuar më parë ekipin tënd për të arritur një rezultat të caktuar. Ndoshta ke organizuar një ekip basketbolli. Pra mjafton të mendosh nëse të është dashur të marrësh drejtimin e një ekipi apo procesi dhe ke arritur rezultate pozitive. Kjo do të mjaftojë të japësh përgjigje impresionuese gjatë intervistës.


4.Kur ke punuar me ekip
Bashkëpunimi me të tjerët në vendin e punës është pothuajse i pashmangshëm. Pra, kjo është një nga ato aftësi që patjetër do të kërkohet të japësh shembuj nga eksperienca jote gjatë intervistës.
Çfarë lloj shembujsh mund të sjellësh? Pothuajse çdo herë që ti ke bashkëpunuar efektivisht me njerëzit! Mund të flasësh për një projekt (shkollë/punë/punë vullnetare etj) në të cilin ke qenë pjesë dhe shpjego sa mirë ke bashkëpunuar me çdo pjestar. Për sa kohë që shembulli yt tregon se ti jo vetëm bashkëpunon, por edhe shpjegon pse është kaq i vlefshëm bashkëpunimi në grup- do ta impresionosh rekrutesin.


5.Kur ke bërë diçka interesante
Pa diskutim që gjatë intervistave theksi më i madh i vendoset kualifikimeve dhe kompetencave lidhur me punën. Por, rekrutuesi ose menaxheri i punësimit mund të jetë i interesuar të mësojë më shumë për ty personalisht – jo vetëm profesionalisht.
Këtu ji i lirë të sjellësh eksperiencat e tua më interesante. Psh pjesëmarrje në maratonën e Tiranës, pune artistike që mund të bësh, ndonjë udhëtim të veçantë, pjesëmarrje në ndonjë konkurs etj. Jo vetëm që do t’i përgjigjesh pyetjes së intervistuesit, por gjithashtu do t’i lësh menaxherit të punësimit diçka për ta mbajtur mend emrin tënd!


Këto lloj pyetjesh që konkretizojnë aftësitë e tua nuk duhen konsideruar si stresuese por si një shanc i mirë për të treguar që je i përshtatshëm me rolin. Thjesht pregatitu dhe bëhu gati të dalësh i fituar nga intervista e punës.