Si të japësh përgjigjet e duhura në një intervistë pune? Përdor metodën “STAR”

Nëse së shpejti ke një intervistë pune, fillo pregatit shembujt e suksesit sepse patjetër që do të bëjnë pyetje të tipit” më trego një rast kur…”. Por ky është vetëm fillimi i pregatitjes. Shpesh kandidatët, gjatë dhënies së përgjigjes humbasin në detaje të parëndësishme për rekrutuesin. Ekziston një strategji që mund të përdorësh për të dhënë përgjigje mbresëlënëse: metoda STAR. Si fillim le të japim një shpjegim të akronimit:
Situation: (situata)
Task: (detyra)
Action (veprimi)
Result (rezultati)
Ndiq këto hapa që të krijosh shembuj suksesi të strukturuar sipas kësaj teknike:


Mendo për shembuj suksesi-Padiskutim që nuk mund ta dish se çfarë do të pyesi intervistuesi por është mirë të pregatitësh disa histori suksesi të cilat mund t’i modifikosh dhe përshtatësh për pyetje të ndryshme. Një ose dy fjali mjaftojnë për çdo hap të metodës STAR. Psh një pyeje mund të jetë:
Më trego një rast ku të është dashur të arrini një objektiv të vështirë:


1.Shpjego situatën– Në këtë fazë kandidatët kanë një tendencë të japin shume detaje. JO, duhet të bëhesh sa me konçiz. Nëse të duhet të tregosh si ke menaxhuar një projekt në shkollë mos fillo të tregosh si lindi ideja e projektit etj por futu direkt në temë.
Përgjigjia (situata): “gjatë rolit tim të mëparshëm si specialist i marketingut dixhital, kompania mori vendimin të fokusoheshim vetëm në email marketing dhe kërkonte të rritej lista e të regjistruarve me email.”


2.Thekso detyrën – Kjo është pjesa e përgjigjes që e bën intervistuesin të kuptojë saktësisht pse je i përshtatëm. Kjo mund të ngatërrohet me pjesën e “veprimit/(action)” të përgjigjes. Megjithatë duhet të japësh specifika të përgjegjësive të tua në këtë situatë, dhe çdo objektiv që të është caktuar, përpara se të fillosh të tregosh atë që realisht ke bërë.
Përgjigja (Detyra): “si specialist i marketingut mu caktua si bjektiv që të rrisja listën e emaileve me të paktën 30% për një tremujor.”


3.Trego Veprimet – Tani që i ke dhënë intervistuesit një ide se cili ishte roli yt, fillo t’i shpjegosh çfarë ke bërë ti saktësisht. Çfarë hapash ke marrë për të arritur atë objektiv ose për të zgjidhur atë problem? A ke punuar me një ekip të caktuar? Ke përdorur ndonjë program të caktuar software? Ke krijuar një plan të detajuar? Këto janë gjërat që intervistuesi dëshiron të dijë.
Përgjigja (Veprimi): “Unë punova me pjesën tjetër të ekipit të marketingut për të planifikuar dhe organizuar një webinar që kërkonte një adresë emaili për t’u regjistruar, e cila rriti numrin e përdoruesve në listën tonë. Përpos kësaj iu riktheva postimeve të vjetra në blog, duke përditësuar përmbajtjen gjë e cila nxiti abonimet me email.”


4.Trego rezultatin – këtu është momenti yt për të shkëlqyer dhe për të shpjeguar impaktin pozitiv. Vlerëso rezultatet e tua duke përmendur shifra (nëse ke mundësi). Rezultatet me shifra janë impresionuese.
Përgjigja (Rezultati): “Si rezultat i këtyre veprime, unë munda ta rris listën tonë të abonentëve nga 15,000 abonentë në 21,000 abonentë në tre muaj – gjë që e tejkaloi qëllimin tonë me 20%.”


Përdorimi i metodës STAR mund të duket paksa i vështirë në fillim. Por, me pak praktikë intervistat do të duken më pak të vështira – dhe më shumë si një mundësi për të theksuar potencialin tënd.
Nëse ke nevojë për udhëheqjen e një prej këshilluesve tanë për intervistën e punës tënde të radhës na kontakto.