Si të krijosh një “elevator pitch” të fuqishëm?

Kushdo që e lexon këtë shkrim, besoj ka qënë të paktën një herë në jetën e vet në një intervistë pune. Dhe sikur duan të na e vështirësojnë punën, rekrutuesit na bëjnë atë pyetjen e frikshme” Më fol pak për veten”. Kjo pyetje në të vërtet kërkon që në 30-60 sekonda të tregosh historinë tënde profesionale, kush je, çfarë bën dhe pse e bën. Në mënyrë strategjike dhe me konfidencë duhet të komunikosh vlerat unike dhe pikat e tua të forta që sjell për kompaninë. Është mesazhi i fuqishëm i këtyre 30-60 sekondave që mund të hapin dyert e karrierës që duam.
Këtu fillon vështirësia për shumicën nga ne. Të flasësh për veten nuk është e lehtë.

Ka një teknikë si mund të krijosh një “elevator pitch” të fuqishëm që mund ta përdorësh në intervista pune dhe jo vetëm. Si t’a fillosh? Merr një letër dhe një stilolaps dhe shkruaj të gjitha përgjigjet që të vijnë në mend për pytjet e mëposhtme. Mos e limito veten sepse do kesh kohë në fund të bësh korrigjimet e duhura.

#Kush je ti?
-Çfarë vlerëson? (psh, sfidat, etj)
-Për çfarë je i apasionuar? (interesat e tua, hobi të ndryshme që ke apo tema të ndryshme që lexon apo diskuton)
-Cilat tipare apo karkateristike të bëjnë të jesh unik? (psh, arritje të tuat, interesa të veçanta, talent i veçantë etj.)
#Çfarë bën?
Mund të shikosh CV-në tënde të përditësuar, rekomandimet që ke marrë në Linkedin ose raport të vlerësimit të performancës (nëse ke një të tillë)
-Cilat janë arritjet më të mëdha në karrierën tënde?
-Çfarë kredencialesh ke për të treguar ekspertizën dhe arritjet e tua? (psh diplomë, çertifikatë, referencë, titull, vlerësim)
-Çfarë bën ndryshe nga dikush që bën të njëjtën gjë si ty?
#Pse e bën?
-Pse e zgjodhe këtë karrierë?
-Çfarë të motivon të shkosh në punë çdo ditë?
-Cilat nga pikat e tua të forta të lejon ta bësh këtë punë me qejf?
#Sintetizo përgjigjet
Shiko të gjitha përgjigjet dhe identifiko çfarë dominon nga të gjitha ato që ke shkruar. Çfarë tregojnë ato për ty dhe çfarë do ti që të tjerët të dijnë për ty? Bashkoji përgjigjet, korrigjoji disa herë deri sa te dalesh në disa fjali që të përshkruajnë ty më së miri.
#Thuaje me zë të lartë
Të duhet të bësh shumë prova deri sa prezantimi i vetes tënde të duket natyral dhe jo sikur reciton. Ky është një shembull i “elevator pitch”.që këshilluesi i karrierës në Expert Lane ka sintetizur për një studente të sapodiplomuar.


“Unë sapo jam diplomuar për Komunikim dhe Marketing Dixhital në universitetin XYZ. Gjatë vitit të fundit të studimeve kam punuar si intern në kompaninë e kozmetikës XY si menaxhere e mediave sociale Facebook dhe Instagram. Ishte një punë shumë interesante sepse kombinoheshin më së miri pasionet e mia për produktet kozmetike dhe komunikimin dixhital. Jam dalluar për kreativitetin tim në çdo përmbajtje dhe reklamë që kam krijuar duke rritur ndërgjegjësimin e ndjekësve tanë për produktet tona dhe duke i bërë ata blerës potencial. Fushata më e sukseshme që kam bërë ka patur një normë konvertimi 10% që dihet është mbi mesataren për industrinë e kozmetikës. Tani shpresoj të jap ekspertizen time në marketingun e mediave sociale dhe pasionin tim për produktet kozmetike në një kompani të sukseshme dhe të madhe si kjo e juaja.”


Dëshiron dhe ti të bashkëpunosh më një prej këshilluesve tanë? Na kontakto.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *