Si të fitosh një rol menaxherial pa patur eksperiencë?

Ndoshta, ti e di se do të ishe një menaxher i mirë, por si ta bindësh dikë që të japi një shanc edhe pse nuk ke përvojë menaxheriale?
Miq, nuk ka asnjë formulë magjike për këtë por ka disa gjëra që mund të bësh për të ndihmuar punëdhënësit të shikojnë potencialin tënd.


#1 Thekso aftësitë e transferueshme
Të jesh menaxher do të thotë shumë më tepër sesa thjesht të mbikëqyrësh stafin – ti duhet të ndihesh rehat me trajnimin dhe coaching të stafit, dhënien e prezantimeve, zhvillimin dhe interpretimin e politikave ose proçeseve të punës, rekrutimin dhe intervistimin e stafit të ri, monitorimin e projekteve nga fillimi deri në mbyllje etj.
Nëse ke eksperiencë në të paktën tre nga këto përgjegjësi do të thotë që ke fituar disa aftësi menaxheriale. Tani duhet të shpjegosh (si personalisht ashtu edhe në CV) se si përvoja jote përkthehet në një rol drejtues.
Theksoji këto aftësi në cover letter dhe CV dhe përgatitu për të dhënë shembuj rreth tyre në intervistën e ardhshme që të tregosh potencialin tënd të vërtetë.


#2 Thekso ekspertizën tënde
Nëse ndihesh gati për të marrë një rol menaxherial, me siguri tashmë ke ekspertizë mbi industrinë dhe rolin, dinamikat e ekipit ose departamentin tënd. Dhe kjo është me të vërtetë e vlefshme. Të kuptuarit e këtyre aspekteve do të jenë shumë e thelbësore nëse merr pozicion menaxherial. Paraqite ekspertizën tënde në CV dhe në profilin e LinkedIn duke përfshirë një listë të aftësive më të rëndësishme (ji realist).


#3 Investo në edukimin tënd të vazhdueshëm
Nëse ke pak përvojë të transferueshme ose mendon se duhet të përmirësosh aftësitë e tua drejtuese, merr në konsideratë të ndjekësh klasa menaxhimi ose të marrësh një certifikim.
Kjo mund të impresionojë pozitivisht punëdhënësit për inicjativën që ke marrë për të përmirësuar aftësitë e tua.


#4 Pregatitu të shpjegosh “pse je gati”
Me siguri do të pyesin gjatë gjithë procesit të intervistimit -pse dëshironi të keni një rol menaxherial-, kështu që pregati një përgjigje të shkëlqyer. A je i apasionuar pas zhvillimit të punonjësve, plot ide të shkëlqyera për përmirësimin e proceseve, apo je i etur për të sfiduar veten?
Cilado qoftë arsyeja jote, përgatitu të shpjegosh pse të pëlqen, dhe si e di që je gati për këtë rol, çfarë eksperience të transferueshme do të sjellësh dhe pse një punëdhënës i mundshëm duhet të japi ty një shanc.


#5 Vlerëso Potencialin tënd Menaxherial
A e di se në Expert Lane kemi një program për ty që të ndihmon të kuptosh potencialin tënd menaxherial? Nuk do të duhet gjatë intervistës së punës vetëm të flasësh për aftësitë e tua por t’i mbështesësh edhe me gjetjet shkencore të vlerësimit psikometrik. Atëherë rekrutuesit do ta kenë të qartë se çfarë je i aftë të arrish. Të sigurojë që aplikimin yt do të jetë një sukses.