Si të shkruash një Cover Letter? Ndiq këto hapa

Të kërkosh punën që do është një punë në vetvete. Çdo hallkë e proçesit kërkon vëmendjen e duhur. Shpesh, aplikantët janë gati të bashkangjitin cv-në dhe shtypin butoni “Apliko” pa menduar për të dërguar një letër shoqëruese. Por, kjo është e vetmja hapësirë për të shpjeguar pse je i interesuar për punën dhe pse je ti kandidatit i përshtatshëm. Shfrytëzoje letrën për të bindur rekrutuesin edhe pse je një i ri pa shumë përvojës. Si ta bësh?
Ja disa këshilla:
Paragrafi 1
-Shkruaj kush je
Personi që lexon letrën tënde dëshiron të dijë disa informacione themelore në paragrafin hyrës. Bëj një përmbledhje e shpejtë se kush je, për çfarë po aplikon dhe pse je i interesuar për këtë mundësi.
-Thekso pse po aplikon tek kjo kompani
Pasi të prezantosh veten, trego pse dëshiron të punosh në këtë kompani. Tregoi qartë pse je i interesuar, entuziast apo i apasionuar pas punës që ata bëjnë. Nëse e ndjek kompaninë në media sociale mund të përmendësh ngjarjet e fundit, si lidhet kjo me pozicionin e punës dhe çfarë mund të ofrosh ti. Ki kujdes, trego entuziasëm për të punuar posaçërisht për këtë kompani, jo dëshpërim për të gjetur një punë.
Paragrafi 2&3
-Identifiko nevojat e kompanisë për pozicionin që aplikon
Në këto dy paragrafë duhet të radhitësh vetëm ato aftësi të tuat që i nevojiten kompanisë. Mënyra më e mirë për ta bërë këtë është të identifikosh aftësitë dhe cilësitë kryesore për rolin duke iu referuar përshkrimit të punës. Psh, nëse përmendet bashkëpunimin ose puna në ekip kjo është një temë që duhet ta shtjellosh. Por gjithmonë filloi fjalitë me “unë”, jo “ne”. Rekrutuesi do të lexoj kontributin tënd dhe jo të ekipit.
-Demostro vlerat e tua
Si i sapo diplomuar mund të aplikosh për punën tënde të parë ose për një rol pune që nuk ke përvojë. Nuk ka asnjë problem. Referohu aftësive të transferueshme që ke fituar nga eksperiencat në universitet, projektet, punët me kohë të pjesshme, internshipet, aktivitetet jashtëshkollore, etj. Të gjitha këto eksperienca mund të përdoren si shembuj për të mbështetur dhe për t’i treguar vlerat e tua punëdhënësit. Shpjego se çfarë aspiron të bëhesh dhe si do të përdorësh aftësitë, talentin dhe personalitetin tënd për t’u realizuar në këtë kompani.
Paragrafi 4
-Mbyllja
Ky paragraph duhet të jetë i shkurtër (jo me shumë se dy fjali). Bëj një përmbledhje Mos harro të vendosësh numrin e kontaktit në rast se do të thërasin për intervistë. Mbyllja formale “Sinqerisht” është e mjaftueshme.

Çdo aplikim që bën është një mundësi për t’u punësuar. Kështu që kushtoji vëmendjen e duhur. Rishikoje letrën përpara se ta dërgosh. Kontrolloji gabimet drejtshkrimore. Mos harro, letra shoqëruese duhet të jetë e personalizuar për çdo aplikim punësimi. Trego historinë tënde shkurt (jo më shumë se një faqe). Vetëm kështu do të arrish të terheqësh vëmendjen e rekrutuesit dhe të fitosh intervistën e punës.