Perspektiva e një rekrutuesi- ja pse pyesin gjithmonë këto pyetje standarte

Gjatë intervistës është e rëndësishme të tregosh përvojën, talentet dhe personalitetin tënd– por para se të përgjigjesh duhet të kuptosh se çfarë të pyet intervistuesi në të vërtetë. Pyetjet standarte”më fol për veten”, etj, nuk janë rastësore. Ato janë pyetje kyç për rekrutuesin që të kuptojë a je ti kandidati i duhur për kompaninë.
Kështu që para se të fillosh të flasësh për veten, kupto pse po të bëhen pyetjet “standarte” dhe si të përgjigjesh:

-Më fol për veten tënde

Perspektiva e rekrutuesit-Me thuaj pse je i përshtatshëm për punën

Rekrutuesi e ka lexuar CV-në tënde kështu që nuk do që ti tregosh historikun tënd. Ai kërkon që ti të tregosh në mënyrë koncize dhe me fakte pse je i përshtatshëm për punën. Është momenti më i mirë për ty për të tërhequr vëmendjen e tij. A i jep dot ti zgjidhje problemit të tyre?
Mendo për dy – tre arritje ose përvoja specifike për të cilat do patjetër që rekrutuesi ti dijë dhe ndaji me të. Trego çfarë ke arritur dhe si lidhet me pozicionin që ke aplikuar.

-Ku e shikon veten pas 5 vjetësh?

Perspektiva e rekrutuesit- A të intereson kompania jonë?

Punësimi i dikujt është investim për kompanitë. Rekrutuesit besojnë se zgjedhja më e mirë është punësimi i dikujt që është realisht i interesuar të punojë për kompaninë. Ai nuk do të dijë a do të ecësh ti përpara në karrierë apo do hapesh biznesin tënd. Ai do të kuptojë nëse kjo punë dhe kompani është pjesë e zhvillimit të karrierës tënde, apo e do këtë punë që pas një viti të gjesh punën e ëndrrave të tua.
Atëherë, si të përgjigjesh? Nëse realisht ky pozicion është pjesë e qëllimeve të tua thuaje por jep disa specifika. Për shembull, nëse po intervistohesh për pozicionin specialist i mediave sociale dhe qëllimi yt është të bëhesh një digital marketing expert brenda kësaj kompanie, thuaje. Mos harro të përmendësh pse kjo kompani të përshtatet mirë.
Nëse ky pozicion nuk është për kohë të gjatë në aspiratat e tua duhet të tregohesh i sinqertë por përsëri duke bërë lidhje të gjërave. Psh nuk je i sigurt se çfarë sjell e ardhmja por kjo eksperiencë do të ndihmojë shumë që të marrësh një vendim.

-Ke ndonjë pyetje për ne?

Perspektiva e rekrutuesit- a ke qenë i vëmendshëm?

Është shumë e lehtë të pregatitësh një list me pyetje për t’i bërë në fund të intervistës. Vështirësia qëndron nëse ke qënë mjaftueshëm i vëmendshëm dhe të bësh pyetje për çështje që nuk u trajtuan gjatë intervistës. Kjo kërkon që të mendosh dhe reagosh shpejtë. Gjithmonë mendo dhe bëj pyetje për këto fusha:
-roli i punës
-kultura e kompanisë
-ekipi me të cilin do të punosh

Ose, je i lirë të eksperimentosh pyetje jo tradicionale. Psh, çfarë këshille do ti jepje dikujt që punësohet në këtë rol?
Ki parasysh që nuk ka një “pyetje të duhur” sepse çdo gjë varet sipas situatës. Gjithmonë bëj pyetje që do qartësojnë ty por edhe bindin rekrutuesi që je kandidati i duhur.