Si të kërkosh një rekomandim në Linkedin?

Në Expert Lane kemi diskutuar mbi rëndësinë e një profili tërheqës në LinkedIn. Kësaj radhe do të flasim për rekomandimet. Pse rekomandimet? Sepse patja e një rekomandimi në profilin tënd, tërheq vëmendjen e duhur nga rekrutuesit dhe menaxherët e punësimit. Gjithashtu të ndihmon të ndërtosh një rrjet të fortë, të besueshëm dhe është një mënyrë për të shfaqur punën, aftësitë dhe pasionet e tua.

Patja e një rekomandimi, është mënyra më ideale për të treguar të gjitha gjërat e mëdha që njerëzit kanë për të thënë për ty.

Kur duhet të kërkosh një rekomandim?

Nuk ka një kohë të përcaktuar kur mund të kërkosh një rekomandim. Mund të kërkosh kur sapo ke mbyllur një projekt, po largohesh nga puna, diplomohesh etj. Duke ditur që shtatori është një periudhë e mirë për rekrutime, shumë nga ju mund ta shfrytëzoni këtë kohë për t’u pregatitur. Përditësoni CV-në, krijoni profilin në Linkedin, bëni research kompanitë etj. Veçanërisht studentët e sapodiplomuar janë në kohën perfekte për të kërkuar një rekomandim.

Kujt duhet t’ja kërkosh rekomandimin?

Sugjerojmë që të marrësh një shumëllojshmëri zërash, duke përfshirë por jo kufizuar me menaxherët me të cilët ke punuar ose punon (edhe punët vullnetare), anëtarët e ekipit, klientët apo profesorët. Kjo do të japi një pamje gjithëpërfshirëse të aftësive dhe personalitetit tënd. Por, duhet të përfshish dikë që të njeh ty, punën tënde dhe i gatshëm të japi një rekomandim pozitiv.

Si të kërkosh një rekomandim?

Si fillim sigurohu që dhënësin e rekomandimit ta kesh pjesë të network-ut tënd. Ji i sjellshëm dhe profesional, kjo do bëj që askush mos të refuzoj. Kur të shkruash e-mailin jepi idenë se çfarë do rekomandimi të përmbajë. Psh, nëse shikon një pozicion pune në financë kërkoji të theksoj aftësitë e duhura për këtë pozicion etj. Mund të pregatitësh një format të gatshëm që të mund të bëhen ndryshime. Tek butoni “more” zgjidh “request a recommendation” dhe ndiq hapat. Një formë e thjeshtë e-maili mund të jetë si më poshtë:

Përshëndetje,

Uroj që të jeni mirë,

Po jua dërgoj këtë e-mail për t’ju thënë që më ka pëlqyer të punojë me ju (citoni projektin, punën ku keni bashkëpunuar) dhe realisht e vlerësoj shumë feeback-un tuaj.

Kam një kërkesë për ju. Unë synoj të mbaj profilin tim LinkedIn të përditësuar për të dhënë një pamje të saktë të aftësive dhe përvojave të mia. Për këtë arsye, do të doja nëse mund të më shkruani një rekomandim në LinkedIn që thekson aftësitë e mia në [X aftësi] dhe [Y aftësi].

A do të ishit i gatshëm të më ndihmonit? Sigurisht sipas kohës së lirë që keni në dispozicion.

Gjithë të mirat,

Ji i lirë të përdorësh këtë ose krijosh formatin tënd sipas rastit. Nëse dëshiron ndihmë për të krijuar apo përditësuar profilin tënd të Linkedin na shkruaj këtu.