Ja se çfarë kërkojnë rekrutuesit në profilin tënd të LinkedIn

Kur je duke kërkuar për punë, profili yt i LinkedIn është një burim informacioni 24/7 për rekrutuesit që janë në kërkim të talenteve. Sipas statistikave 77% e rekrutuesve mbështëten tek LinkedIn në gjetjen e kandidatëve për punësim. Çfarë i tërheq vëmendjen më shumë një rekrutuesi kur është duke parë në profilin tënd? Ja disa nga gjërat që i bën ata të kërkojnë më tepër për ty ose skualifikojnë:

Bëhu i gjetshëm nga rekrutuesti
Profili yt do të shërbejë nëse rekrutuesit të gjejnë me lehtësi. Për këtë të ndihmon Linkedin SEO. Përdor sa më shumë fjalë kyçe që punëdhënësit mund të kërkojnë.

Titulli kryesor ka shumë rëndësi
Nëse shkruan “Attended University of Tirana” askush nuk do intrigohet nga ky titull. Shfrytëzoje titullin në maksimum duke sqaruar pozicionin tënd të punës dhe industrinë ku punon. Rekrutuesit mund të të gjejnë më lehtë dhe mund të klikojnë në profilin tënd.

Mos përdor selfiet si foto profili
Fotografia e profilit krijon përshtypjen e parë. Investo në një foto që të dukesh profesional. Kjo foto është përfaqësuese e punës që kërkon. A e di që selfiet dhe fotot e pushimeve në profil mund të jetë një arsye pse nuk po gjen punë? Përpara se të vendoshësh foton bëji një rishikim në PhotoFeeler.

Ka shumë rëndësi kë njeh
Profilet me vetëm disa kontakte nuk janë tërheqëse. Njerëzit efektivë kanë rrjete të fuqishme dhe profili yt në LinkedIn duhet ta tregoj atë. Nuk ke nevojë për mijëra, por shëno numrin e artë 500+. Shto kontaktet e tua para se të kërkosh një punë të re.

Askush nuk ka kohë të lexoj një përmbledhje të gjatë
Mendo të bësh një përmbledhje tënde sa më shkurt. Thekso arritjet, kualifikimet dhe histori suksesi të tuat. Përdorni paragrafe të shkurtra dhe shkruaj me pika në mënyrë që përmbledhja të lexohet sa me lehtë. Mos harro të përdorësh fjalë kyçe në lidhje me industrinë që do të përfshihesh.

Mbaj një profil aktiv
Gjatë kërkimit të punës, mbaj një profil aktiv. Lexo lajme, ndaj matëriale lidhur më fushat e interesit, komento. Kjo tregon një nivel të angazhimit profesional. Një rekrutues do të kontrolloj llojin dhe cilësinë e matërialeve që publikon.

Trego që je duke kërkuar punë
Duke përdorur opsionin “Open Candidates” ti mund t’i bësh të ditur rekrutuesit privatisht se po kërkon një vend pune.

Tani që e di çfarë duhet të bësh sigurohu të krijosh një profil tërheqës në Linkedin. Kështu mund të biesh lehtë në kontakt me rekrutues jo vetëm në Shqipëri por dhe jashtë saj.