Si ta “shesësh” veten në një intervistë pune?

Ti ndoshta e ke dëgjuar këshillën që duhet të “shesësh” veten në një intervistë. Por si? Cila është mënyra më e mirë për të shitur veten te punëdhënësit? Eksperjenca jonë, në Expert Lane me të rinjtë dhe profesionistë e dikton këtë si një vështirësi e madhe. Shumë prej tyre nuk dinë ta “shesin” potencialin e tyre tek punëdhënësit. Këto janë disa nga pikat që konsultojmë me ta gjatë këshillimit të karrierës:

#1 Përqëndrohu tek nevojat e tyre
Hapi i parë në shitjen e vetes është të bësh diskutim rreth TYRE. Ndrysho mënyrën e të menduarit dhe shikoji gjërat nga këndvështrimi i punëdhënësit. Çfarë problemesh po përpiqen të zgjidhin? Si mund t’i ndihmosh ti? Shiko websit-in e tyre dhe përshkrimin e punës për të marrë një ide rreth kësaj.

#2 Pregatit një prezantim të shkurtër por të fuqishëm të vetes
Prezantimi i vetes është çelësi për të shitur veten në mënyrë efektive. Ky prezantim të jetë jo me shumë se 30-60 sekonda. Tregoju atyre se ke marrë kohë për të lexuar përshkrimin e punës dhe se do të jesh në gjendje ta mësosh rolin shpejt dhe të jesh i suksesshëm.

#3 Përgatit shembuj të arritjeve që ke pas në të kaluarën
Identifiko fakte dhe arritje specifike nga rolet e punës në të kaluarën. Kështu do të jesh gati të përgjigjesh:”Cila është arritja juaj më e madhe?”. Trego për situatën ku ke qenë, çfarë veprimesh ke ndërmarrë, çfarë rezultati ke arritur dhe së fundmi – çfarë ke mësuar nga përvoja.

#4 Bëj pyetjet e duhura
Shumica e njerëzve mendojnë për intervistën e punës, dhe përgatiten të japin përgjigjet e duhura. Por intervistuesit i intereson SHUMË nëse ti do bësh pyetje dhe çfarë do të pyesësh. Ata duan të punësojnë dikë që tregohet i kujdesshëm në kërkimin e tyre të punës dhe me të vërtetë përpiqet të mësojë rreth punës dhe kompanisë.


#5 Trego entuziazëm për rolin e punës
Ti duhet të tregosh interes dhe entuziazëm për rolin. Nëse diçka rreth rolit të pëlqen, thuaje. Nëse e ke ndjekur atë që po bën kompania dhe të pëlqen puna që po bëjnë, thuaje. Sigurohu t’ju tregosh atyre që ti mund ta bësh punën por gjithashtu që dëshiron ta bësh punën.

#6 Kujdes gjuhën e trupit. Sillu me konfidencë
Ajo që do thuash gjatë intervistës është gjysma e betejës, por çelësi tjetër për suksesin e intervistës së punës është besimi tënd dhe gjuha e trupit. Sigurohu që të ulesh me qëndrim të mire dhe drejtë, praktiko kontaktin me sy dhe shmang lëvizjet me këmbë apo me duar. Rekrutuesit duan të punësojnë dikë që ndihet i sigurt për rolin e punës.

Nëse i ndjek këshillat e mësipërme, do të mund ta shesësh veten tënde sa më mirë në një intervistë dhe do të ndihmojë të lësh një përshtypje të mire.

Nëse dëshiron të konsultohesh me një nga këshilluesit tanë të karrierës na kontakto.