Pse vlerësimet psikometrike janë një element kyç për suksesin në karrierë?

Për të bërë një ndryshim të suksesshëm në karrierë, ti vetë, por edhe punëdhënësi duhet të dini se çfarë lloj karriere do t’i përshtatet personalitetit tënd. Ju duhet të flisni në një gjuhë të përbashkët, për të bindur të dyja palët mbi potencialin për të pasur sukses.

Për këtë, shërbejnë Testet Psikometrike të Personalitetit. (Dëshiron të kuptosh me një test shumë të shpejtë cili tip personaliteti je në punë? Plotëso QUIZ-in tonë Free)

Testet psikometrike të personalitetit nuk duhet të ngatërrohen me testet që përdorin punëdhënësit për të provuar aftësinë e kandidatëve. Një test personaliteti nuk ka rezultat të saktë apo të gabuar. Ai thjesht përcakton preferencat, sjelljet, dhe qëndrimet tuaja në lidhje me aspekte të ndryshme të jetës tënde të punës: Marrëdhënia me njerëzit, stili I të menduarit, ndjenjat dhe emocionet, etj.

Një nga testet më të përdorura në botë nga menaxherët dhe bizneset për vlerësimin e personalitetit të punonjësve të tyre është testi OPQ32 i SHL.

Cilat janë pikat më të forta të këtij testi, dhe pse ja vlen të investosh për ta kryer?

  1. Je ti vetë që vlerëson veten tënde

Nuk do ketë një person që do të të bëjë pyetje e do të të vendosë notë mbi përgjigjet. Je ti vetë që do zgjedhësh sjelljet e tua të preferuara në një formë mjaft të thjeshtë. Kjo e bën testin shumë më objektiv dhe eleminon paragjykimet në rezultat.

Zbulo Raportin e Personalitetit që ka ndihmuar më shumë të rinj në Shqipëri

  • Gjithçka bëhet online nga çdo pajisje

Testi është krijuar nga i SHL, lideri global për vlerësim të talentit profesional, pas një përvoje mbi 40 vjeçare. Teknologjia e përdorur mundëson kryerjen online të tij, dhe rezultatet përpunohen direkt nga algoritmet e SHL dhe vendosen në databazën e tyre (në të cilën kemi akses të drejtpërdrejtë)

  • Raportet e Personalitetit SHL njihen në të gjithë botën

Po, po! Në të gjithë botën! Duke plotësuar këtë test, ti do mund t’I tregosh çdo punëdhënësi se çfarë potenciali professional ke. Raportet OPQ32 do jenë një Pasaportë e talentit tënd profesional.

A ka ky test aspekte negative? Fatkeqësisht po!

Ky test nuk është i mundur në gjuhën shqipe. Në gjuhë të huaj gjithsesi nuk kërkon një nivel shumë të avancuar. Mjafton niveli mesatar. (5/10) Ja lista e gjuheve në të cilin mund ta kryeni.

Nëse doni më tepër informacion mbi raportet e ndryshme të bazuara në OPQ, ju ftojmë të vizitoni Produktet tona SHL ose të na kontaktoni.