pyetje k

5 pyetje të vështira në një intervistë pune (dhe si tu përgjigjesh)

Si t’ju përgjigjesh 5 pyetjeve ngatërruese në intervistë pune

Ti kë bërë kërkimet për kompaninë, ke identifikuar një pozicion të hapur që përputhet me aftësitë dhe përvojën tënde, ke përshtatur cv-në për të nxjerrë në pah kualifikimet e tua për rolin, dhe madje ke dhe një referencë të mirë. Tani vjen pjesa e vështirë: intervista.

Gjatë intervistës rekrutuesit mund të bëjnë pyetje ngacmuese. si psh “Cilat janë pikat e tua të forta? Ata nuk po kërkojnë përgjigje të sakta por i bëjnë këto pyetje me fund të hapur për një arsye. Ata duan të kuptojnë mënyrën tënde të të menduarit dhe të mësojnë më shumë rreth asaj që mund të bësh për ta.

Megjithatë, shumë kandidatë ende nuk dinë si t’i përgjigjen pyetjeve të tilla ngatëruese. Më poshtë janë pesë nga këto lloj pyetjesh dhe si kandidatët mund të pregatisin përgjigjet e tyre.

#1 Çfarë do të thotë sukseses për ty?

Kjo pyetje e ndihmon rekrutuesin të kuptoj -A përputhen ambiciet dhe qasja jote për të pasur sukses me kulturën e kompanisë? Nëse ti e përkufizon suksesin psh të fitosh shumë para dhe paga për pozicionin është mesatare, sigurisht nuk je kandidati i përshtatshëm.

#2 Cila është pika jotë e dobët?

Kjo është një nga pyetjet më të denja për t’u bërë. Rekrutuesit e bëjnë këtë pyetje për të parë nëse kandidatët e njohin veten. Mungesa e njohjes së vetes është këmbanë alarmi për sa i përket menaxhimit dhe aftësive bashkëpunuese të një kandidati. Ti duhet ta shprehësh qartë dobësinë që ke, çfarë bën për ta rregulluar dhe çfarë rezultatesh ke arritur. Ji sa më konçiz.

#3 Cili është dështimi yt më i madh?

Kjo pyetje bëhet për të vlerësuar nëse i pranon gabimet e tua apo jo. Ajo që intervistuesit i kushtojnë vëmendje nuk është vetë dështimi, por ajo që ke mësuar prej tij.

#4 Përse kërkon të largohesh nga puna aktuale?

Rekrutuesit, duhet të kuptojë motivimin e vërtetë që nxit largimin. Ata duan të dinë që ti ke arsyet e duhura që po largohesh, që ata të mund të të ofrojnë atë që nuk po merr nga kompania aktuale. Gjithashtu kërkojnë te vlerësojnë profesionalizmin, kështu që mos fol keq për kompaninë aktuale, menaxherin ose rolin tënd aktual. Në vend të kësaj, përgatit një përgjigje për të treguar se se si mund të ndihmojë kompania e re dhe çfarë kontributi do të japësh ti.

#5 Përse duhet të punësoj ty?

Me gjysmën e punonjësve Millennial që ndërrojnë punë çdo tre vjet -është normale të bëhet kjo pyetje. Bashkëngjitur është dhe risku për të punësuar dikë të panjohur kur mund të ketë knadidatë të brendshëm me më shumë përvojë. Për të kapërcyer ato pengesa, duhet t’ju tregosh atyre, me të dhëna dhe fakte, se ke përvojën, karakterin dhe aftësitë e duhura për sukses. Gjithashtu duhet të kesh bërë “detyrat e shtëpisë” për të kërkuar informacion mbi kompaninë dhe pozicionin e ri dhe nda njohuritë e tua për industrinë në fjalë.

Nga eksperienca jonë në Expert Lane e dimë që vështirësia më e madhe që hasin kanidatët tanë është intervista e punës. Këshillimi me ekspertët e karrierës në Expert Lane do të bëj që me pak praktikë dhe udhëzimet tona do të mund të bësh një prezantim të denjë të vetes, të kontrollosh emocionet e tua gjatë intervistës si dhe të pregatitësh përgjigjet e duhura për intervistë.