Pse vlerësimet psikometrike janë një element kyç për suksesin në karrierë?

Të paktën 80% e studentëve në programet shkollore dhe pasuniversitare në të gjithë vendin janë konfuz për zgjedhjet e karrierës. Shumë prej tyre e kanë zgjedhur shkollën që do ndjekin vetëm nga këndvështrimi i të qenit  “në trend”, “kanë zgjedh dege të sigurta” ose jua zgjedhin familjarët. Për të zgjidhur të gjitha dyshimet e studentëve, prindërve dhe profesionisteve të rinj, këshilluesit e karrierës përdorin mjetet vetvlerësuese.

Këto janë mjete shkencore që e ndihmojnë këshilluesin e karrierës dhe individin për të identifikuar personaliteti, interesat, aftësitë, çfarë e motivon ose jo e individin dhe të dhënat do të përdoren në proçesin e këshillimit. Për ta thjeshtuar pak, këshillimi i karrierës është si praktika mjekësore dhe mjetet e vlerësimit janë si testet diagnostikuese. Nëse nuk merren rezultatet e testeve, nuk ka asnjë mënyrë për të kuptuar se ku është problemi. Kjo do të thotë se pa mjetet vetvlerësuese, nuk ka asnjë mënyrë që këshilluesi i karrierës të jetë në gjendje të sugjeroj rrugën e duhur për të pasur sukses. Ja pse janë të rëndësishme përdorimi i tyre:

#1 Ti njeh veten

Mjetet vetvlerësuese do të ndihmojnë të njohësh më mirë personalitetin tënd, pikat e tua të forta dhe fushat që ke nevojë për përmirësim.

#2 Ti eksploron zgjedhjet e duhura për karrierën

Nëse shikojmë disa vjet më parë, kishte mundësi të kufizuara karriere dhe të gjithë shkonin për juridik, ekonomik etj. Tregu i punës ka ndryshuar. Një i ri e ka të pamundur të bëj një analizë të gjithë opsioneve të karrierës dhe të gjej opsionin më të mirë. Përdorimi i mjeteve psikometrike i ngushton mundësitë, deri në zgjedhjet më të duhura për individin.

EKSPLORO MUNDËSITË E PUNËSIMIT NË EXPERT LANE

#3 Ti kursen lek dhe kohë

Pasi ke identifikuar karrierën që të përshtatet më mirë, mund të investosh të gjithë kohën dhe paratë e tua për të arritur sukses dhe u zhvilluar në atë fushë. Pa mjetet e vetvlerësimit dhe këshillimin e karrierës shumë prej të rinjve shpenzojnë lek dhe kohë në një edukim që nuk do t’ju vlej në të ardhmen.

#4 Garanton suksesin në karrierë

Me njohjen e vetes, identifikimin e karierrës së duhur dhe besimin e fituar në zgjedhjen që ke bërë, suksesin për punësim cilësor është një rezultat i padiskutuar.

Ne në Expert Lane jemi siguruar që të përdorim mjetet më të mira vlerësuese të SHL për këshillimin e karierrës. Ato janë të besueshme, validura dhe të testuar globalisht për saktësin e tyre. Gjithashtu këshilluesit tanë të karrierës janë të çertifikuar për të administruar dhe interpretuar rezultatet e mjeteve vlerësuese.

Nëse doni më tepër informacion se si mund t’ju ndihmojmë të bëni zgjedhjen e duhur për karrierën tuaj na kontaktoni.