A ja vlen të fillosh një punë sezonale gjatë pushimeve?

E ndërsa jemi në pritje të festave dhe jemi përfshirë nga atmosfera e këndshme, dhjetori sjell dhe disa të mira të tjera financiare dhe profesionale që mund t’i keni anashkaluar: Sezoni i festave sjell një rritje të punësimit sezonal. Kompanitë retail, e-commerce, restorantet etj kanë hapur aplikimet për punësimet sezonale.
Çfarë do të thotë kjo për ty? Kjo është një mundësi e favorshme për të provuar një kompani ose industri të re në një periudhë afatshkurtër, duke siguruar të ardhura shtesë aq shumë të nevojshme gjatë sezonit të festave.

Do ta konsideroje një mundësi të tillë? E dimë që një punësim i till do të pengojë ta shijosh në maksimum këtë periudhë por përpara se të vendosësh bën ose jo për ty do sjellim disa avantazhe të punësimit të përkohshëm.


Ndërto CV-në tënde
Nëse sapo je diplomuar ose po përpiqesh të plotësosh CV-në tënde, shtimi i një pune sezonale është një mënyrë e shkëlqyer për të treguar eksperiencë pune ose aftësi të transferueshme.
Përpiqu të gjesh një punë sezonale në një kompani me emër – edhe pse roli yt është sezonal, kjo përvojë në CV mund t’u lërë përshtypje pozitive punëdhënësve të mundshëm.


Ke mundësi të testosh një kompani të re
Shikoje punën sezonale si një mundësi praktike: kjo të jep një mundësi të rrallë të kuptosh se si funksionon së brendshmi në të vërtetë një kompani – dhe një shans për ta provuar atë.
Ndërsa je duke punuar, përpiqu të kuptoni strukturën, qëllimet dhe kulturën e kompanisë dhe shiko nëse ato janë të përshtatshme për ty. Nëse të pëlqen si punë, shkëlqyeshëm! Nese nuk të pëlqen, mund të largohesh në fund të sezonit.


Krijon mundësi për punësim me kohë të plotë
Nga këndvështrimi i punëdhënësit, punësimi i punonjësve me kohë të plotë nga stafi sezonal është ideal. Ndërsa ti provon kompaninë, kompania shikon se sa mirë do të përshtatesh ti.
Nëse gjetja e një pune me kohë të plotë nga punësimi sezon është qëllimi yt, bëj më të mirën tënde çdo ditë. Ji gjithmonë në kohë, vishu në mënyrë profesionale, ofro ndihmë dhe përfundo punën tënde shpejtë dhe me cilësi-këto janë disa mënyra për të rënë në sy të menaxhmentit.
Së fundi, nëse je i interesuar për një punë me kohë të plotë në kompani, shprehe interesin tënd drejtpërdrejt tek menaxheri yt.


Në një konluzion të përgjithshëm, puna sezonale mund të jetë mundësi e përkryer për të përparuar në karrierën tënde në një periudhë të shkurtër kohore, duke fituar edhe ca para njëkohësisht- thjesht sigurohu që të jetë e përshtatshme për ty dhe qëllimet e tua.