Të duket sikur ke ngecur në karrierën tënde? Ky ushtrim do të ndihmojë të kuptosh atë që do

A je ndier ndonjëherë i pakënaqur ose i pamotivuar në punë, por nuk e kupton pse? Ndoshta ke nevojë të bësh një ndryshim në karrierën tënde por e ke të vështirë të kuptosh se çfarë ndryshimi duhet bërë. Ose ndoshta ke disa ide – dëshiron të kalosh në një kompani tjetër, të ndryshosh plotësisht rolin e punës ose të fillosh biznesin tënd – por ke frikë mos nuk merr vendimin e “duhur”.
Nuk je i vetmi. Shpesh na kontaktojnë indvidë njësoj si ty që thonë “nuk jam i kënaqur me punën”, “ndihem sikur kam ngecur” etj. Ajo që ju kemi sugjeruar të gjithëve që duan të bëjnë një ndryshim në karrierën e tyre është të kuptojnë “Pse?”.
Analiza e vlerave personale është një pikë fillimi shumë e mirë. Kur ka një hendek midis vlerave që ti çmon më shumë dhe realitetit tënd, atëherë krijohet ndjenjat e të qënurit i pamotivuar dhe i pakënaqur.
Për të marrë vendimet e duhura dhe më të informuara në lidhje me karrierën tënde, duhet të njohësh veten. Për shembull, nëse e di se kreativiteti dhe mundësia për t’u zhvilluar në punë janë vlerat e tua më të rëndësishme për momentin, ky është themeli yt. Mund të fillosh të ecësh përpara me këto prioritete në mendje dhe mund t’i vlerësosh opsionet e tua bazuar në atë se sa mirë përputhen ato me vlerat e tua.
Të identifikosh vlerat e tua dhe të gjesh një punë e cila përputhet me këto vlera, gjasat janë që do jesh më i lumtur, do të performosh më mirë dhe do të qëndrosh më gjatë në atë kompani.

Për të ndihmuar të gjithë ata që janë në të njëjtën situatë si ty, këshilluesit e karrierës së Expert Lane kanë krijuar një ushtrim të thjesht për identifikimin e vlerave personale. Për të bërë edhe ti ushtrimin shkarko këtë fletë pune .
Kjo është një nga pikat që këshilluesit tanë të karrierës analizojnë me individët gjatë seancave të këshillimit, përveç interesave dhe personalitetit të tyre, e cila ka rezultuar shumë frytdhënëse për këdo që e ka bërë.

>>>Për të rezervuar seancën tënde kontakto këtu.


Tre këshilla kryesore për të marrë më të mirën e këtij ushtrimi:
Dedikoji kohën e duhur. Shpesh kandidatët na rëfejnë që e bëjnë ushtrimin për gjysëm ore. Duhet më tepër se kaq. Duhet të reflektosh deri sa të bëhet e qartë për ty.
Ndaje me dikë. Thjesht sepse këtë ushtrim nuk po e bën me një këshillues karriere nuk do të thotë që duhet ta bësh vetëm. Pyet miq ose kolegë (persona që i beson dhe të njohin), se çfarë vlerash identifikojnë ata tek ty? Dhe bëj një krahasim me ato që ke identifikuar vet.
Rikthehu përsëri. Ky nuk është ushtrim që e bën një herë dhe mbaron. Vlerat e tua varen nga ajo që po ndodh në jetën tënde. Kështu që ato ndryshojnë dhe evoluojnë me karrierën tënde. Mund ta bësh përsëri ushtrimin sa herë që ndihesh i shqetësuar për vendin ku je ose kur nuk je i sigurt se cili do të jetë hapi yt i radhës.
Pasi të qartësosh vlerat e tua, duhet të bësh kërkim për kompanitë ku vlerat dhe kultura e tyre përputhet me vlerat e tua.
Ndryshimi është i vështirë, por nëse e di se çfarë synon dhe pse po e bën atë, do të kesh besimin dhe përkushtimin për ta bërë ndryshimin që do – dhe ka shumë të gjasa të jesh i lumtur për rezultatin që do arrish.