Çfarë nuk ju mëson universiteti për kërkimin e punës?
Në Shqipëri por edhe në botë ka mijëra individë të kualifikuar, me përvojë në tregun e punës, dhe thjesht një diplomë universiteti nuk mjafton për të gjetur punën e ëndrrave. Pa diskutim, universiteti të jep njohuritë e nevojshme, por ka edhe disa gjëra të tjera që do të garantojnë suksesin në kërkimin e punës.
Ndiq këto këshilla të cilat do të ndihmojnë të jesh një hap para aplikantëve të tjerë.
1.Si të krijosh lidhjet e duhura
Sa prej jush kanë krijuar një profil në LinkedIn sepse ju kanë thënë se sa e rëndësishme është? Shumë prej jush po! Por, a dimë me të vërtetë se si të përdorim lidhjet në avantazhin tonë?
Fillimi i bisedave me kontaktet që të interesojnë mund të jetë të bërit e pyetjeve informative. Psh: për të mësuar më shumë rreth kompanisë, ndonjë pozicion vakant apo për të dëgjuar përvojat e tyre në kompani. Ki parasysh të mos kërkosh diçka nga dikush në pikën fillestare të komunikimit. Kjo mund të perceptohet si diçka jo e këndshme për personin tjetër. Sigurohu që të ndërtosh në fillim raport me kontaktet e tua përpara se të kërkosh ndonjë favor.
2. Rëndësia e eksperiencës së punës, jo vetëm mesatare të lartë
Ndërsa je në universitet, të mësojnë se mesatarja është faktori kryesor për t’u punësuar, por kjo është pak larg nga realtiteti. Edhe pse nota mesatare është një e dhënë e rëndësishme, menaxherët e punësimit marrin në konsideratë edhe universitetin ku ke studiuar, dinamikat e vitit shkollor, eksperiencat që mund të kesh bërë jashtë universitetit etj. Pasja e një përvoje tregon një nivel ambicie dhe dëshirë për të pasur sukses dhe tregon më shumë për aftësinë e një aplikanti për të përmbushur qëllime të caktuara në kompani.
Për të fituar këtë përvojë pune, ndërsa je në universitet është e rëndësishme të kërkosh në mënyrë aktive për internship apo edhe projekte të vogla që lidhen me fushën tënde. Internshipet nuk janë të kufizuara vetëm për studentët me mesatare të lartë, kështu që nëse shikon një rol që të përshtatet, apliko!
3. Përshtate CV-në sipas pozicionit të punës
Do ishte shumë e lehtë të kishe një cv që përshtatet për çdo pozicion pune. Nëse nuk e rregullon cv-në sipas pozicionit që aplikon mund të ulësh shancet për punësim. Krijo strukturën dhe formatin e duhur për cv-në dhe ruaje gjithmonë në PDF. Bëj ndryshimet e duhura dhe përdor fjalët kyçe për çdo pozicion pune. Kjo kërkon kohë nga ana jote por do ta ndihmojë rekrutuesin të kuptoj sa përputhesh ti me rolin e punës.
4. Gjej një këshillues karriere
Nëse kërkon këshilla dhe udhëzime për të qenë i sukseshmën në karrierën tënde, gjej një këshillues karriere. Ai do të vendosi eksperiencën, idetë dhe njohuritë e tij në shërbimin tënd me qëllim që ti ecësh përpara. Këshilluesi i karrierës jep udhëzime individuale për këdo që do të bëj ndryshime në karrierë apo do ta nisi atë. Ne në Ekspert Lane kemi këshillues karriere me eksperiencë, që mund të ndihmojnë të nisësh karrierën që ke ëndërruar pavarësisht arritjeve akademike që mund të kesh.