Si mund të futen të sapodiplomuarit në tregun e punës?

Për të gjetur një punë që dëshiron pas përfundimit të shkollës, e rëndësishme është që të fillosh të kërkosh kur je ende në shkollë. Fatkeqësisht, shkolla nuk të mëson si të kërkosh për punë, kështu që kjo ngelet përgjegjësi e vet studentëve.

Këto janë disa këshilla se si të pregatitesh për të gjetur punë pas diplomimit.

1.Reflekto për karrierën që do ndjekësh

A e di cilat mundësi karriere ofron diploma jote? Sa konkurruese është industria? Cila është paga mesatare për  rolin e punës që kërkon?

2.Kërko…kërko…kërko!

Të dish se çfarë mund të bëhesh pas mbarimit të universitetit mund të të ndihmojë të bësh planifikimin e duhur. Ti mund të takohesh me këshilluesin tënd të karrierës, të shikosh për internship, të identifikosh kompanitë për të cilat do të punosh, dhe të fillosh të zgjerosh rrjetin tënd të njohjeve.

Nëse nuk ke filluar të bësh këto pergatitje para diplomimit, nuk je pa shprese, por e ke vënë veten që në fillim në disavantazh.

3. Po sikur të mos jesh i sigurt cilën karrierë të ndjekësh?  

Disa njerëz nuk janë të sigurt për karrierën që do ndjekin edhe pas diplomimit. Nëse je në situatë të ngjashme, mos u frikëso. Thjesht bëj një vlerësim të sinqertë të vetes për të përcaktuar aftësitë e vlefshme që ke. Më e rëndësishmja, pyet veten ” çfarë më pëlqen të bëj”?

Expert Lane mund të ndihmojë të identifikosh interesat e tua nëpërmjet Inventarit të Interesave ASPIRE dhe të kuptosh potencialin tënd nëpërmjet vlerësimit të përsonalitetit në punë. Të gjitha këto do të bëjnë të mundur të gjesh punën që do të përmbush personalisht dhe profesionalisht.

Për më tepër, pavarësisht nëse jeni i diplomuar ose akoma student, mos i kufizo mundësitë e tua për të mësuar aftësi të reja. Mund të ndjekësh aktivitete, apo kurse jashtë shkollës që të interesojnë. Ose, programe dhe kurse on line që lidhen më edukimin tënd. Për aq kohë sa ke dëshirë të marrësh njohuri të reja mos resht së mësuari. Sa më shumë aftësi të kesh aq më shumë mundësi karriere ke.

4.Edukoje veten me proçesin e kërkimit të punës

Shkolla nuk mund të të përgatisë për gjithçka, ka disa gjëra që duhet t’i bësh vetë. Së pari, kërko sa më shumë punë të mundshme para se të diplomohesh dhe të identifikosh disa kompani për të cilat dëshiron të punosh. Së dyti, përgatit shumë cv të përshtatura për pozicionet specifike për të cilat do aplikosh.

Një rekrutues duhet të shohë brenda gjashtë sekondave të para të leximit të cv-së aftësitë që ke lidhur me pozicion që po aplikon. Ti duhet të përgatisësh  edhe një letër hyrëse, ku vendos në qendër veten tënde dhe trego si përshtatesh me kompaninë dhe pozicionin e punës.  

Së fundmi, duhet të zgjerosh rrjetin e njohjeve. Nuk është e mjaftueshme të dërgosh një cv dhe letër hyrëse dhe të shpresosh se do të marrin në telefon. Lidhu nëpërmjet Linkedin me njerëzit që punojnë në atë kompani dhe prezantohu. Ka shumë profesionistë që do t’ju pëlqente të mentoronin profesionistët e rinj. Kjo nuk do të thotë që do gjesh menjëherë punë, por ti ke bërë kontaktet e para profesionale, të cilat mund të shërbejnë në të ardhmen. Të dish të kërkosh punë në mënyrë proaktive do të të shërbejë më së miri gjatë gjithë jetës tënde profesionale.

5.Mos harro, nuk ka asnjë gjë të keqe të ndryshosh karrierë

Ndonjëherë mund të gjesh sukses në një fushë që nuk ka lidhje me shkollimin tënd. Është shumë ok, nuk ka asnjë problem. Objektivi për të sapodiplomuarit është të gjejnë një punë në fushën që janë diplomuar dhe është shumë mirë kur gjërat funksionojnë siç  duan ata. Por gjatë kërkimit për punë mund të gjesh diçka që nuk e kishe planifikuar dhe përfundon duke e pëlqyer atë. Ose mund të zhvillosh aftësi të reja që mund të drejtojnë në një karrierë tjetër. Nëse puna të bën të lumtur dhe ka mundësi ​​për t’u rritur, nuk ka asgjë të keqe që ta vazhdosh si punë. Vendimi është personal dhe të takon ty të vendosësh. Qëllimi  është të pozicionohesh aty ku duhet dhe ndonjëherë kjo do të thotë të ndryshosh karrierë.

Përgatitja dhe të qenurit mendje hapur janë dy pikat kryesore kur bëhet fjalë për kërkimin e punës. Kështu që duhet të përgatitesh për çdo gjë. Shpresoj, që duke ditur se çfarë të pret, do të dish se si të kërkosh punën që përputhet me talentin tënd.