5 pyetje që bëjnë rekrutuesit për pozicionet e punës remote

Gjatë këtij viti, shumë role pune janë zhvendosur remote. Kjo ka bërë që rekrutuesit të interesohen për  soft skills të nevojshme për të qenë i sukseshmë në punët në distancë. Nëse aplikon për një rol të tillë këto janë 5 pyetje që rekrutuesit mund të pyesin:

#1 Cilat janë disa nga sfidat që keni hasur nëse keni punuar ndonjëherë në distancë?

Rekrutuesit duan të dinë nëse i kupton realitetet e punës në distancë dhe nëse ke strategji për t’i kaluar vështirësitë (psh vetmia, izolimi, ose vështirësia për të marrë informacion shpejt etj). Identifiko qartë pengesat që ke hasur. Jepi rëndësi mënyrave se si i ke përballuar këto sfida.

#2 Si qëndroni i fokusuar në detyrat tuaja ndërsa punoni nga shtëpia?

Shpërqëndrimet janë të pashmangshme në punën në distancë. Rekrutuesit duan të sigurohen që ti ke strategji për të qenë produktiv. Përmend çfarë bën ti për të qenë i fokusuar dhe sa efektiv ke qenë. Tregoji rekrutuesit që ti do japësh rezultate pavarësisht shpërqëndrimeve që ka puna në distancë.

#3 Si e planifikoni ditën tuaj të punës?

Ajo që janë duke pyetur në të vërtetë është: Si e menaxhoni kohën tuaj dhe qëndroni produktiv? Ata duan të mësojnë kur e fillon ditën e punës dhe cili është orari optimal për ty. Një nga gjërat që shumë punonjës pëlqejnë për punën në distancë është pavarësia. Por, për kandidatët që kanë përvojën e zyrës dhe një menaxher pranë, pavarësia mund të mos jetë e mirë. Pra, kjo pyetje ndihmon për të zbuluar nëse ti mund të punosh në mënyrë të pavarur, të jesh produktiv dhe nëse punon me orar fleksiblël se tradicionalja 8-me-5.

#4 A keni punuar me një ekip në distancë? Si e keni marrë informacionin që ju është dashur nga kolegët? 

Kur të gjithë punojnë në zyrë, është e lehtë për punonjësit të marrin informacionin që u nevojitet. Por një nga vështirësitë më të mëdha të punës në distancë është komunikimi në ekip. Kjo është një nga gjërat që rekrutuesi do ta eksploroj patjetër gjatë intervistës. Përgjigjja jote do t’ju japë informacion për aftësitë e tua për të zgjidhur problemet vetë dhe punuar me supervizionim të limituar.  Kështu që mendo për shembuj se si komunikon më ekipin në distancë dhe qasjen tënde për të gjetur vet zgjidhje efektive.

#5 Më tregoni një rast konflikti me një koleg në distancë. Si e keni menaxhuar?

Kjo është pyetje për punën tradicionale në zyra, por konflikte lindin edhe në distancë. Në këto raste mund të jenë më të komplikuara kur nuk mund t’i zgjidhni personalisht. Psh një email apo komunikim i shkruar me ngut në chat mund të interpretohet në mënyrë të gabuar. Mungesa e komunikimit përballë mund ta vështirësoj zgjidhjen e keqkuptimeve. Rekrutuesi kërkon të zbuloj se sa proaktiv je për adresimin e konflikteve dhe si i përballon konfliktet kur gjërat shkojnë jashtë normës.

Aktualisht, kompanitë më të suksesshme në Shqipëri dhe që punësojnë më shumë të rinj janë të interesuara për talente të aftë të punojnë në distancë. Nëse je duke kërkuar për punë duhet të faktosh kapacitetin tënd për të qenë produktiv në remote working.