5 pyetje për intervistat e punës në shitje (dhe si t’i përgjigjesh atyre).

Përveç këshillimit të karrierës, ku japim këshilla të personalizuara kemi menduar që të sjellim për gjithë lexuesit e blog të Expert Lane, këshilla si të pregatiteni dhe të jeni të sukseshëm në intervistat e punës. Pozicionet e punës në shitje janë më të kërkuarat dhe do të jenë gjithmonë -in, në tregun e punës. Nëse je në proçes interviste pune për pozicione në shitje, ky udhëzues do të vijë në ndihmë.  Lexo dhe pregatitu si të përgjigjesh:

#1 Më trego një rast kur nuk e ke mbyll shitjen me sukses

Çdo shitës ka humbur shitje. Kjo është e pashmangshme. E rëndësishme është që ti ta pranosh këtë se të drejtosh gishtin tek të tjerët. Rekrutuesi do të dijë pse mendon se ka ndodhur humbja dhe çfarë ke mësuar prej saj. Shitësit që i shndërrojnë shitjet e humbura në mundësi mësimi janë kandidatë idealë për punë. Ata që ankohen se kush ishte fajtori … nuk janë shumë të preferuar.

#2 Më trego gjithë proçesin e mbylljes së një shitje që ke bërë.

Nuk është rasti të flasësh për një shitje të lehtë. Rekrutuesit duan të shohin metodat që përdor një kandidat kur i afrohet proçesit kompleks të shitjeve dhe si i kapërcen sfidat. Zgjidh një shitje që ka qënë pak e vështirë dhe kërkonte aftësi për të zgjidhur problemet. Mos përmend kurrë “i bëra ulje klientit”. Në intervistë duan të dëgjojnë si i rrite vlerën produktit/shërbimit, dhe jo si e binde klinetin duke ia ulur vlerën.

#3 Më shit këtë stilolaps

Pse po të bën rekrutuesi këtë pyetje tipike, direkt pas suksesit që përmende më lartë? Thjesht për të vendosur nën presion. Presioni është tipike për pozicionet e shitjes. Fokusi i rekrutuesit është tek mënyra si do përgjigjesh jo çfarë do thuash. A je konfident? Identifikon nevojat e klientit? Thekson tiparet dhe benefitet e produktit? A bën mbyllje të shitjes? Këto janë temat si do stukturohet përgjigjia jote.

#4 I ke realizuar targetat që të kanë vendosur? Më trego më shumë.

Kur flitet për shitjet, kërkohen talente me shpirt konkurues të motivuar të arrijnë targeta të vështirë. Për ta treguar këtë, hyjnë në lojë numrat. Ti duhet t’i njohësh shumë mirë shifrat e tua dhe ku je pozicionuar brenda ekipit. Të gjithë kanë nevojë për shitësa në këto ditë dhe shifrat që ke arritur potencialisht mund të ndihmojnë të shkëlqesh.

#5 Si e organizoni ditën tënde?

Punët në shitje janë dinamike dhe për një shitës kjo duket pyetje e mërzitshme. Por këto role kanë edhe një “punë” të përditshme. Duhen aftësi organizative dhe konsistencë për të arritur në shitje të sukseshme. Rekrutuesi dëshiron të dijë nëse je gati t’i bësh edhe këto proçese pune. Psh, të regjistrosh sa telefonata mund të bësh, sa rezultojnë në takime, sa bëhen klientë etj.  Mund ta pranosh gjatë intervistës që këto janë detyra monotone por ja vlen t’i bësh pasi të ndihmojnë të mbyllësh sa më shumë shitje.

Për këshilla të tjera për karrierën tënde lexo blogun tonë ose na kontakto këtu dhe një prej këshilluesve tanë të karrierës do të vij në ndihmë me zgjidhje të personalizuara për ty.