Histori Suksesi

Që në fillimet tona u fokusuam të krijonim databazën e parë të soft skills në Shqipëri me talente të vlerësuar përmes mjeteve të sakta psikometrike. Të gjithë të rinjtë që kanë marrë shërbimet tona janë regjistruar në platformën #JobFit. Përmes vlerësimit të potencialit të tyre ne e dimë tashmë industrinë/funksionet ku ata mund të shkëlqejnë. Ata tashmë janë gati të punësohen sipas oportuniteteve që klientët tanë kanë.

Ky është rasti i suksesit të Valmira Duro dhe Kaltrina Dervishi të punësuara së fundi nga Software Development Academy by Protic në rolin e Customer Advisor. I gjithë proçesi nga: kërkesa e punësimit të SDA -short list-shqyrtimi i kandidatëve-intervista-punësimi zgjati 10 ditë. Kjo bëri që dy prej talenteve tona të punësoheshin shumë shpejt në një pozicion që atyre ju pëlqen dhe në kompani që e vlerësoi pozitivisht potencialin e tyre.

Çfarë thotë Erion Nako, Country Manager në SDA për shërbimin tonë? Lexoni më poshtë:

“Së fundmi, për shkak të rritjes së stafit të Akademisë sonë, na u desh të plotësonim një pozicion për rolin Customer Advisor. Ne kontaktuam disa kompani për të na ndihmuar në një rekrutim të shpejtë dhe Expert Lane ishte e duhura. Unë konfirmoj që shërbimi, vëmendja e duhur, ndjekja e proçesit dhe përgatitja e kandidatëve që kemi marrë e kanë bërë shumë të lehtë proçesin tonë të shqyrtimit dhe rekrutimit të kandidatëve. Nuk do të hezitoja të jepja rekomandimet e mia për këtë platformë karriere.”

SDA Acacemy by Protik
Erion Nako/Country Manager

Nëse je student apo profesionist i ri që dëshiron të vlerësohesh, trajnohesh apo punësohesh apliko këtu.

Nëse je biznes në kërkim të talenteve të vlerësuar na shkruaj në [email protected]