4 arsye pse nuk të kontaktojnë pasi ke aplikuar për punë

Një nga ankesat më të shpeshta që kandidatët bëjnë është që ata harxhojnë shumë kohë për aplikime por nuk kontaktohen nga punëdhënësit. Pse ndodh kjo?

Nëse ky është rasti yt lexo më poshtë dhe bëj korrigjimet e nevojshme në aplikimin e rradhës:

1-Nuk ke përshtat CV-në dhe Cover Letter me pozicionin

Një shikim i shpejtë i CV-së tënde i tregon punëdhënësit nëse e ke shkruar posaçërisht për kompaninë dhe pozicionin apo i ke dokumente standarte që i dërgon në çdo aplikim.  Aplikimi yt do të jetë shumë më i suksesshëm nëse e personalizon CV-në dhe cover letter për të adresuar në mënyrë specifike problemet e kompanisë dhe aftësinë tuaj për t’i zgjidhur ato. CV-ja nuk është historiku i gjithë jetës tënde. Përfshi vetëm ato eksperienca që tregojnë aftësitë e tua në lidhje me pozicionin që po aplikon. Nëse nuk e bën mos u surprizo nëse askush nuk të kontakton për intervistë.

2-Flet më shumë për detyrat se arritjet e tua

Ke folur për arrtijet e tua gjatë aplikimit për punë? Në shumicën e CV-ve kandidatët flasin vetëm për detyrat që kanë pasur se për rezultatet që kanë arritur. Ti duhet t’i tregosh punëdhënësit tënd potencial, çfarë je në gjendje të bësh për problemet e kompanisë së tyre. Ke përmirësuar një proces në kompanitë ku ke punuar? Ke rritur numrin e klinetëve? Ke rritur të ardhurat? Tregoji. Renditja e përshkrimit të punës në CV-në tënde nuk flet për potencialin tënd.

3-Nuk e ke marë në konsideratë rëndësinë e Linkedin

Imagjio që je ti përgjegjës për punësimin e një kandidati për një pozicion të rëndësishëm dhe e keni dy aplikantë të fortë. Kërkon informacion përtej CV-së dhe kontrollon në LinkedIn. Njëri ka një profil të mbushur me arritje, një përshkrim të vetes shumë të mirë, network të gjerë dhe aktivitet interesant brenda fushës së interesit. Tjetri ka disa lidhje, pa fotografi dhe përmbajtje të papërditësuar. Kë do të zgjidhje?

Kompanitë po përdorin gjithnjë e më shumë LinkedIn si një komponent në praktikat e tyre të punësimit – që do të thotë se profili yt është shpesh vendi i parë që punëdhënësit shkojnë për të kontrolluar. Nëse nuk keni një profil- atëherë ndiqni këto këshilla për ta bërë atë sa më efektiv.

4-Kujdes çfarë poston në mediat sociale

Punëdhënësit, mbledhin sa më shumë të dhëna të jetë e mundur për të zgjedh kandidatin e duhur ose për të eleminuar aplikantët e e papërshtatshëm.Pjesa më e madhe – 93% – e menaxherëve të punësimit shkojnë në internet për të hulumtuar një kandidat para se t’i ofrojnë një punë. Më keq, 55% kanë ndryshuar mendje për një kandidat pasi kanë marrë një përshtypje negative për të nga mediat sociale.

Pra, pastroni mediat tuaja sociale ose bëjini profile private. Hiqni gjithçka që mund të perceptohet si ofenduese, diskriminuese etj. Asnjë kompani nuk dëshiron të punësojë një problem.

Nëse dëshironi t’ju ndihmojmë të bëni aplikim cilësor për punë apo për sfida të tjera në karrierën tuaj, na kontaktoni.