Webinari u lançua me sukses!

Jemi të lumtur t’ju informojmë se në datë 16 Prill 2020, u mbajt me sukses webinari: “Aftësitë & metodat për të gjetur dhe siguruar punën e duhur”.

Falenderojmë përzemërsisht të gjithë pjesëmarrësit dhe të gjithë të rinjtë, të cilët na kanë kontaktuar për t’u bërë pjesë e Expert Lane!

Nisur nga kërkesat e shumta që kemi patur dhe për t’ju dhënë mundësinë të gjithë të interesuarve të marrin njohuri rreth temës së aftësive dhe metodave për të gjetur dhe siguruar punën e duhur, kemi kënaqësinë t’ju informojmë se së shpejti do takohemi përsëri në një webinar tjetër!

Rruga drejt një karriere të suksesshme nis me informacionet e sakta nga ekspertë të fushës!