Përse është i rëndësishëm një planifikim i mirë i rrugës së karrierës?

Për ne është shumë e rëndësishme të flasim mbi këtë temë, pasi është edhe misioni ynë në këtë fushë. Fatkeqësisht, ajo që shohim çdo ditë është një kaos i madh midis kërkesës dhe ofertës në tregun e punës. Të rinjtë dalin më një background të caktuar nga bankat e shkollës, por shumë herë kuptojnë se nuk kanë një përputhje midis asaj çfarë ata i ofrojnë tregut dhe anasjelltas. Por, si nis i gjithë ky kaos? Do e nisim këtë rubrikë, duke dhënë një shëmbull shumë të thjeshtë mbi mënyrën se si ne arrijmë nga fillimi i rrugëtimit tonë në shkollë, në dyert e daljes së universitetit dhe pse është I rëndësishëm planifikimi i karrierës. Si darkë e një të premteje, sonte do e marrim me shumë lehtshëm shpjegimin. Që në fëmijëri ne na hedhin në një lum (i cili është shkolla jonë) dhe ne lundrojmë të gjithë në të njëjtin drejtim. Lumin nuk e zgjedhim vetë, na e zgjedhin prindërit. Rrjedhën nuk e zgjedhim ne, na e zgjedh shkolla. Pra, zgjohemi papritur dhe e gjejmë veten në një rrugë të zgjedhur nga prindërit, shoqëria, apo rrethanat. Na mësojnë edhe rregullat e lumit, na mësojnë si duhet të notojmë dhe cilat do të jenë qëllimet tona. Detyra jonë në këtë moment nuk është të mendojmë për rrugën tonë, por të kemi sukses në këtë rrugë, që na është përcaktuar, bazuar në se si na është përcaktuar suksesi për ne. Nga lumi, pastaj ne dalim në një pellg. Në pellg kemi më shumë hapsirë të ndalojmë vrullin e rrjedhës, të marrim frymë më qetë, të takojmë njërëz që notojnë rrotull nesh dhe të komunikojmë me ta dhe kuptojmë që ka këndvështrime të ndryshme, mbi pellgje të ndryshme, pertej të cilave fillon jeta reale dhe kjo gjë na jep ankth, kemi emocione te bashkuara, të cilat na bëhen si lëmsh në stomak dhe nuk e kuptojmë më çfarë qëllimi ka jeta jonë, çfarë do bëjmë kur të dalim në sipërfaqe. Ja pra, e gjejmë veten diku 22 vjeç, të nxjerrë me shkelma jashtë pellgut dhe bota na thotë që duhet te bëjmë diçka me jetët tona, sidomos me atë profesionale. Përcaktimi i rrugës së karrierës është padyshim një nga ato gjërat me të vërtetë shumë të rëndësishme. Le të përshkruajmë arsyet më të dukshme pse: Koha. Për shumicën prej nesh, një karrierë do të marrë diku midis 50,000 dhe 150,000 orë. Një jetë njerëzore zgjat diku rreth 750,000 orë. Kur zbrisni kohën e fëmijërisë (175,000 hours orë) dhe pjesën e jetës prej të rrituri, që do të shpenzoni duke fjetur, ngrënë, ushtruar, dhe duke u kujdesur për kafshët shtëpiake, së bashku me veprimet dhe mirëmbajtjen e përgjithshme të jetës, ju keni të mbetur me diku midis 20% dhe 60% të kohës suaj, që do shfrytëzohet me punën që do bëni. Impakti. Secila jetë njerëzore prek mijëra jetë të tjera, në mijëra mënyra të ndryshme dhe të gjitha ato jetë që ju ndryshoni, do ndryshojnë mijëra jetë të tjera. Si qënie njerëzore jemi të gjithë të lidhur ngusht me njëri – tjetrin, influencojmë dhe lëmë impaktin tonë ne çdo gjë që bëjmë. Në momentin kur zgjedhim një profesion të caktuar, kemi zgjedhur edhe impaktin që do kemi në shoqëri, në jetën e secilit që na rrethon. Cilësia e jetës. Karriera juaj ka një efekt të madh në të gjitha drejtimet e jetës. Për ata prej nesh që nuk janë tashmë të pasur me fitimet që kanë patur ndër vite ose nga ndonjë trashëgimi, karriera juaj do dyfishohet si mjeti ynë i mbështetjes. Karriera juaj shpesh luan një rol të madh në përcaktimin se ku jetoni, sa fleksibël është jeta juaj, llojet e gjërave që mund të bëni në kohën tuaj të lirë, dhe ndonjëherë edhe me atë me të cilin martoheni. Identiteti. Në fëmijërinë tonë, njerëzit na pyesin për planet tona të karrierës duke na pyetur se çfarë duam të jemi kur të rritemi. Kur rritemi, ne u tregojmë njerëzve për karrierën tonë duke u thënë atyre se çfarë jemi. Ne nuk themi, "Unë praktikoj ligjin" – themi: "Unë jam avokat". Kjo është ndoshta një mënyrë jo e shëndetshme për të menduar për karrierat, por mënyra se si shumë shoqëri funksionojnë në kohët e sotme, karriera e një personi katërfishohet si identiteti kryesor i personit. Kjo është diçka e rëndësishme për identitetin tonë dhe për mënyrën se si të tjerët na shohin, por gjithashtu edhe për mënyren se si ne e perceptojmë veten.