Soft skills- arsyeja kryesore e luftës për talente

E ke dëgjuar shprehjen: na punësojnë për “hard skills” dhe na pushojnë nga puna për “soft skills”? Pra, sa do të mirë të jemi në përdorimin e programeve, të bëjmë përllogaritje dhe analiza financiare, të ngarkojmë postime interesante në mediat sociale etj, kur soft skills nuk janë të zhvilluara nuk do të sjellim vlerë për kompanitë ku punojmë.


Pse janë të rëndësishme soft skills?
Për ta bërë më praktike: mendo një kolegë ose menaxher ose drejtues që të pëlqen.
Pse zgjodhe pikërisht atë? Ndoshta sepse ka sens humori dhe është karizmatik, mund t’i jap zgjidhje problemeve, është energjik dhe pozitiv, komunikon shumë mirë, di të motivoj të tjerët, etj. Të gjitha këto cilësi janë soft skills dhe janë të rëndësishme për suksesin dhe reputacionin e secilit prej nesh pavarësisht rolit apo vjetërsisë në punë.
Prandaj dhe kompanitë janë në kërkim të talenteve me soft skills-et e duhura për ta: për suksesin dhe reputacionin e kompanive të tyre. Sa më të zhvilluara t’i kesh soft skills aq më shumë do të jesh i kërkuar në tregun e punës. Pra soft skills janë tiparet dhe cilësitë që tregojnë sesi do të ndërveprosh me të tjerët dhe si do të performosh në vendin e punës. Soft skills lidhen ngushtë me personalitetin tënd.


Si mund t’i përmirësosh soft skills për të qenë më i kërkuar nga kompanitë?
Për shkak se soft skills nuk bazohen në njohuri specifike/teknike si hard skills, janë më të vështira për t’u mësuar ose zhvilluar por jo e paarritshme. Këshilluesit tanë të karrierës sugjerojnë se si fillim duhet të përcaktosh nivelin aktual të soft skills përmes këtyre metodave:
-Nëse je profesionist i ri, referohu vlerësimit të performancës ose kërko feedback. Ka gjëra të përbashkëta në të dy burimet e informacionit? Janë pozitive apo negative?
-Shiko përgjegjësitë aktuale dhe ato që ke pas në të kaluarën. Cilat aftësi të buta të kanë ndihmuar të zhvillohesh? Cilat aftësi do të kishin ndihmuar më shumë dhe që mund t’i zhvillosh?
-Merr një vlerësim të standartizuar të aftësive të buta. (provo FALAS teaser quiz)


Identifiko një ose dy fusha të rëndësishme për ty dhe si çdo gjë tjetër edhe soft skills përmirësohen me praktikë. Sfidoje veten në situata që do të ndihmojnë të praktikosh dhe zhvillohesh. Mund të marësh kurse për tu zhvilluar, gjej një mentor ose këshillues karriere.
Duke identifikuar dhe zhvilluar aftësitë e tua të buta, çdo kompani do të dojë të të punësojë.


Për të marrë vlerësimin e soft skills të tua na kontakto.