Si të jemi më produktivë në kohë karantine?

Duke qënë të mbyllur në shtëpi, shumica duke ndjekur leksionet online apo duke punuar në remote, truri ynë nuk e ka të lehtë të ambjentohen me një rutinë të re pune apo studimi. Prandaj, për t’ju gjëndur sa më pranë gjatë këtyre ditëve ju japim 5 këshillat e arta për të qënë sa më produktiv:

• Krijoni një plan rutinor të javës. Qëndrimi në shtëpi na kërkon që të ndryshojmë rutinën tonë. Truri ynë nuk është i përgatitur për një ndryshim të tillë, sa hap e mbyll sytë! Të krijuarit e një plani ditor do të ju ndihmojë të jeni më produktiv. Përcaktoni oraret e punës (për ju që do punoni nga shtëpia), oraret e pushimit, të të ushqyerit dhe të bërit të punëve të tjera në shtëpi ( si psh. rregullimi i dollapit me rrobat e pranverës. Hej pranvera është tek dera, do ja dalim ta shijojmë! )

• Seleksiononi informacionin që merrni nga rrjetet sociale. Portalet janë të mbushura plot me informacione, pothuajse të gjitha të përsëritura nga njëri artikull në tjetrin dhe mund të çojnë në rritjen e niveleve të ankthit dhe stresit nga situata aktuale në vënd dhe botë. Kontrolloni lajmet vetëm kur e mendoni se është e domosdoshme gjatë ditës. Ndiqni grupe apo profile në rrjete sociale, të cilat ju ndihmojnë në zhvillimin tuaj personal dhe profesional.

• Mos rreshtni së kërkuari për punë. Ndoshta mund të keni kuptuar që nuk ka njoftime të shumta, siç ndodh në përgjithësi përsa i përket vendeve të punës, por nëse kërkon mirë, do i gjesh patjetër. Kape mundësinë! Intervistat tani mund të kryhen lehtësisht online dhe pasi të kemi kaluar këtë situatë, ti mund të jesh i gatshëm për të filluar punë!

• Shfrytëzoni kohën për të mbajtur networkun tuaj aktiv. Ky është një moment fantastik për të qëndruar në kontakt me personat e netëorkut tuaj profesional, por pse jo edhe ta zgjëroni edhe më shumë. Do përfitoni shumë nga personat, të cilët mund të ju japin ide kreative mbi cilat janë trendet aktuale dhe si të adaptoheni me situatën e këtyre ditëve.

• Shendeti fizik dhe ai mendor mbi të gjitha Ushqehuni mirë, bëni pushim herë pas herë, ajrosni dhomat, bëni ushtrime fizike, qeshni dhe flisni me familjarët tuaj, telefonojini njerëzve të dashur, lani duart dhe qëndroni të sigurt! Take care, be safe, stay home and prepare yourself to be the best candidate after the
quarantine life!