Prezantimi i Expert Lane – Career Platform!

Me datë 2 Mars 2020, pranë ambjeteve të Xheko Imperial, patëm kënaqësinë të prezantojmë platformën më të re dhe unike në Shqipëri, Expert Lane – Career Platform!

Platforma Expert Lane ka në fokus kryesor fuqizimin e të rinjve, duke përfshirë vlerësime, këshillim karriere, trajnime, me anë të rezultateve të testeve psikometrike të përdorura në të gjithë botën, të cilat do të interpretohen nga konsulentë të certifikuar.
Gjithashtu, gjatë eventit patëm mundësinë të ndajmë me pjesëmarrësit të dhënat e raportit studimor “NEVOJAT DHE SFIDAT E BURIMEVE NJERËZORE NË SHQIPËRI PËR TALENT TË RI”
Falenderojmë përzemërsisht skuadrën e AIMS INTERNATIONAL për punën e shkëlqyer që kanë bërë në krijimin e kësaj platforme, RISI ALBANIA për gjithë mbështetjen e dhënë, gjithë përfaqësuesit e kompanive dhe bizneseve që morën pjesë në survey dhe ishin present në eventin e prezantimit!
Një falenderim të veҫantë për ata të rinj, të cilët na besuan dhe u bënë të parët pjese duke provuar mundësitë e dhëna nga platforma.
Duke falenderuar dhe gjithë ata, të cilët na ndoqën online, ju ftojmë të vazhdoni të na ndiqni në rrjetet tona sociale dhe të na kontaktoni për më shumë informacione.
Ftoni edhe miqtë tuaj dhe kapeni mundësinë për të zhvilluar shkathtësitë që kërkon tregu dhe të bëheni lehtësisht të gjëndshëm nga punëdhënësit !
#expertlane #keshillimkarriere #vleresimaftesish #testepsikometrike #konsulentetecertifikuar #zhvillimshkathtesish #trajnimepunesueshmerie