Përse duhet të ndjekim webinare?

Në ditët e sotme kur teknologjia ka marrë përmasa gjigande në përdorim, por sidomos gjatë këtyre ditëve, në të cilat jemi të gjithë të mbyllur në shtëpi para pc apo telefonit, një ndër mënyrat më të mira për të shfrytezuar kohën duke mësuar është ndjekja e Webinareve. Po ju sjellim pesë arsyet përse webinaret ju ndihmojnë në zhvillimin e karrierës tuaj:

1. Zhvilloheni profesionalisht. Ne nuk rreshtim kurrë së mësuari dhe që të jemi në kontakt të shpeshtë me zhvillimet dhe trendet e fushës ku studiojmë apo punojmë, duhet të ndjekim shpesh seminare apo trajnime. Që të marrësh pjesë fizikisht në një seminar apo trajnim duhet të presësh me javë apo muaj, mund të të duhet të udhëtosh për shumë kilometra dhe kjo do sjellë kosto të shtuara si kohe, ashtu edhe në para. Me anë të webinareve mund të merrni informacionin me më pak kosto, në rehatinë e shtepisë apo zyrës tuaj, duke u përditësuar me të dhëna dhe njohuri, të cilat ju zhvillojnë profesionalisht.

2. Sillni informacione të reja në vëndin ku studioni apo punoni. Nëse ndiqni ëebinare do keni mundësinë të merrni informacionet më të fundit, nga kompanitë më të mira të fushës tuaj. Në këtë mënyrë, jo vetëm rrisni njohuritë tuaja, por edhe atë të kolegëve tuaj, duke i ndarë informacionet e reja me to. Kompanitë e mira investojnë një pjesë të madhe të kapitalit të tyre për të zhvilluar njohuritë e punonjësve të tyre dhe i inkurajojnë të marrin pjesë aktive në webinare. Win-Win: fitoni njohuri për veten dhe ngrini kapacitetet e kolegëve të tu!

3. Mësoni nga më të mirët. Me disa kërkime të thjeshta mbi webinare në fushat, të cilat ju interesojnë, do shikoni që shumë kompani me emer i ofrojnë këto webinare. Ku ka më mirë se të kesh mundësinë të mësosh nga më të mirët, duke shmangur shumë kosto? Për më tepër, folësit në webinare të tilla janë profesionitë, të cilët do ju flasin nga eksperienca personale e tyre. Sipas Gary Teagarden, të Teagarden Tech,”Webinaret janë një burim i vazhdueshëm i ideve dhe njohjeve të më të reja nga udhëheqësit e mendimit të industrisë dhe ekspertë të çdo disipline që mund të
imagjinoni." Mendo që do jesh në të njëjtën dhomë (well, virtuale) dhe qindra studentë apo profesionistë të tjerë nga e gjithë bota, duke marrë informacione nga ekspertët më të mirë.

4. Mund të shikoni çfarë bëjnë konkurentët tuaj. Kjo është një mënyrë shumë e mirë për të parë çfarë bëjnë konkurentët tuaj, si po zhvillohen, të mësoni nga praktikat më të mira dhe pse jo, të kuptoni çfarë shkon dhe çfarë jo në strategjinë që po përdorni ju aktualisht. Për më tepër, duke kuptuar strategjitë më të mira që ndjekin konkurentët tuaj, do mund të krijoni edhe ura bashkëpunimi me njëri tjetrin. A nuk është nje tjetër
win-win?

5. Krijoni rrjetin tuaj të bashkëpunëtorëve. Network-u dhe bashkëpunimet me njerëzit, të cilët kanë të njejtën mënyrë mendimi mbi të punuarit në fushën tuaj mund t’ju nxis kreativitetin tuaj, se si ta zhvilloni më shumë profesionin tuaj qoftë si profesionist i ri, si freelance apo si kompani. Gjithashtu, do keni mundësinë të krijoni stratëgji të reja, të cilat mund të jenë të panjohura akoma në vëndin ku ushtroni profesionin tuaj apo të
sillni një produkt kreativ në bashkëpunim me profesionistë të tjerë në vënde të ndryshme të botës. ( Ndodh edhe të gjeni një profesionist fantastik, i cili jeton në pallatin ngjitur, mos u habisni!)