
Këshilluesi i karrierës, një profesion i kërkuar në treg
Sot themeluesja e platformës së karrierës #Expertlane, znj. Monika Farka ishte e ftuar në emisionin e mëngjesit #ditajone në televizionin A2 për të folur mbi rolin e këshilluesit të karrierës si një profesion i domosdoshëm për tregun e punës.
Ishte kjo nevojë e madhe e tregut për të marrë këshillimin e duhur për karrierën që bëri të mundur me ndihmën e Risi Albania edhe krijimin e platformës tonë #Expertlane. Në vetëm pak kohë, ky shërbim është përqafuar shumë nga të rinjtë por edhe punëkërkuesit të cilët kërkojnë këshillim përpara se të bëjnë investime kohore dhe monetare për karrierën e tyre.
Kjo qasje e tregut do të vazhdojë të ketë nevojë në rritje për këshillues karriere profesionistë.
Fatmirësisht Fakulteti i Shkencave Sociale në bashkëpunim me Risi Albania kanë krijuar masterin profesional të orientimit të karrierës i cili do të jetë pikënisja e formimit dhe çertifikimit të këshilluesve të karrierës që do të orientojnë në zgjedhjet e tyre të rinjtë në vitet në vazhdim.
A ja vlen të jesh këshillues karriere? Ndiq këtu disa nga insights që u ndan në takimin e sotshëm.