Bashkëpunim me Universitetet
Përgjatë dy muajve bashkëpunuam me universitete të ndryshme në Tiranë. Kolegët tanë të AIMS International Albania, z. Endri Ndoni dhe znj. Esmeralda Baxho organizuan disa webinare me temën: “Aftësitë më të kërkuara për të rinjtë dhe profesionet e së ardhmes”.
Përgjatë këtij webinari studentët u njohën me studimin e realizuar nga AIMS International Albania. Rëndësi iu kushtua funksioneve/pozicioneve që po krijohen për të rinjtë, si dhe aftësive të kërkuara për pozicionet e punës fillestare në gjashtë industri kryesore. Sipas studimit industritë si BPO, Teknologjia e Informacionit dhe Komunikimit, Sektori Bankar, Retail, Digjital/Web dhe Turizmi janë industritë me kërkesat më të larta për punësueshmërinë e të rinjëve.
Studentët mësuan gjithashtu mbi metodat më të mira të vlerësimit psikometrik që aplikojmë në Expert Lane, si i ndihmojmë të rinjtë të identifikojnë potencialin të tyre dhe mundësitë e punësimit cilësor që ofrojmë përmes platformës JobFit. Ky aktivitet u prit shumë mirë nga studentët dhe do të vazhdojë edhe me universitet e tjera.