Webinar-Fakulteti Shkencave Sociale

Në datë 11 Qershor patëm kënaqësinë të mbajmë webinarin e rradhës me temën “Aftësitë & metodat për të gjetur dhe siguruar punën e duhur”.
Webinari u hap me prezantimin e platformës Expert Lane nga Sui, menaxhere e platformës online. Për prezantimin e temës, si dhe ndarjen e ekspertizës së tij, patëm kënaqësinë të kemi përsëri të ftuar z.Endri Ndoni, Konsulent HR dhe Ekspert Rekrutimesh i AIMS International Albania, kompani e cila e ka mbështetur dhe vazhdon të mbështesë Expert Lane me ekspertizën e saj të paçmuar.

Mbi 40 studentë u njohën me aftësitë që u nevojiten për të qenë të suksesshëm gjatë kërkimit të punës, njohjes së talentit dhe potencialit personal, si dhe me teknika për të rritur mundësitë për sukses para dhe gjatë intervistës së punës.

Pjesë e webinarit ishte parashikuar një Quiz, nga përgjigjet e të cilit u shpërblyen me dy produkte falas nga Expert Lane pjesëmarrëset: Bora Mezini dhe Silvana Pirraçi. Përzgjedhja u krye duke konsideruar numrin më të lartë të përgjigjeve të sakta të dhëna gjatë quizit. Produket që vajzat përfituan janë Vlerësimi Psikometrik OPQ dhe një seancë këshillimi karriere falas.

Të renditurit të dytët në bazë të përgjigjeve të dhëna, përkatësisht Rezarta Meçkaj, Megan Lako, Elsida Burreli, Melina Didani, Xhesila Kurti, u shpërblyen me një kupon me 50% zbritje në çdo program/ produkt të Expert Lane (me përjashtim të produkteve/programeve që janë tashmë në zbritje). Shpallja e fituesve u krye live në faqen tonë të Facebook.
Falenderojmë të gjithë për pjesëmarrjen dhe për angazhimin e tyre gjatë webinarit.