Webinar – Universiteti Luarasi

Expert Lane, në bashkëpunim me Universitetin Luarasi, zhvilloi webinarin falas me temë “Aftësitë & metodat për të gjetur dhe siguruar punën e duhur” në datë 03.06.2020.

Webinari u hap me prezantimin e Expert Lane nga Sui, menaxhere e platformës online, duke shpjeguar qëllimin dhe drejtimet në të cilat ne veprojmë.

Tema u prezantua nga Z. Endri Ndoni, Konsulent HR dhe Ekspert Rekrutimesh i AIMS International Albania, kompani e cila e ka mbështetur dhe vazhdon të mbështesë Expert Lane me ekspertizën e saj të paçmuar.

Mbi 25 studentë u njohën me aftësitë që u nevojiten për të qenë të suksesshëm gjatë kërkimit të punës, njohjes së talentit dhe potencialit personal, si dhe me teknika për të rritur mundësitë për sukses para dhe gjatë intervistës së punës.

Gjithashtu në funksion të temës, u prezantuan disa nga zgjidhjet e Expert Lane, të cilat u shërbejnë të rinjve të njohin veten profesionalisht dhe të paraqiten me konfidencë tek punëdhënësit e ardhshëm.

Studentët patën mundësinë të ndërveprojnë me anë të menti.com, duke votuar mbi tematika të ndryshme që u trajtuan dhe duke ndarë mendimet e tyre mbi çështjet e vlerësimit të nevojave specifike që kanë sot të rinjtë në vendin tonë.

Falenderojmë Universitetin Luarasi, profesorët e nderuar që e mirëpriten dhe ishin pjesë aktive me feedback-un e tyre në seksionin e pyetjeve dhe përgjigjeve, duke u shprehur të gatshëm për bashkëpunime të ardhshme, si dhe gjithë studentët pjesëmarrës.