Webinar – Kolegji Universitar i Biznesit

Expert Lane, në bashkëpunim me Kolegjin Universitar të Biznesit zhvilloi webinarin falas me temë “Aftësitë & metodat për të gjetur dhe siguruar punën e duhur”. Ky seksion u prezantua sërish nga Z. Endri Ndoni, Konsulent HR dhe Ekspert Rekrutimesh i AIMS International Albania, kompani e cila e ka mbështetur dhe vazhdon të mbështesë Expert Lane me ekspertizën e saj të paçmuar.

Z. Ndoni i njohu studentët me aftësitë që u nevojiten për të qenë të suksesshëm gjatë kërkimit të punës, njohjes së talentit dhe potencialit personal, si dhe me teknika për të rritur shanset për sukses para dhe gjatë intervistës së punës.

Gjithashtu në funksion të temës, u prezantuan disa nga zgjidhjet e Expert Lane, të cilat u shërbejnë të rinjve të njohin veten profesionalisht dhe të paraqiten me konfidencë tek punëdhënësit e ardhshëm.

Mbi 70 studentë morën pjesë në webinar, dhe shfaqën interes të veçantë për gjithçka u prezantua, dëshmuar kjo edhe nga ndërveprimi gjatë seksionit të pyetjeve, por edhe kontakteve që kemi marrë menjëherë pas webinarit.

Falenderojmë KUB-in për mundësinë dhe mirëpresim çdo student të zbulojë programet dhe produket tona të karrierës. Na kontaktoni në email ose në social media.