Koordinator/e Shitjesh

Klienti ynë, kompani e suksesshme që operon në fushën e retail-it kërkon dy koordinator/e shitjesh për të ndihmuar ekipin e shitjeve të kanalit B2B.
Kandidati ideal, duhet të koordinojë aktivitetet ditore të ekipit të shitjeve, të pregatisë ofertat dhe të proçesoj çdo porosi duke bashkëpunuar me retail-in dhe departamentin e logjistikës, të zgjidh problematikat me porositë e klientëve, të informojë agjentët për promocionet e ndryshme si dhe të pregatisë raporte javore për menaxherin e departamentit.
Profili yt:
-Diplomë Universiteti.
-Minimumi 1 vit përvojë të mëparshme në shitje, koordinim të shitjeve ose shërbim ndaj klientit.
-Aftësi shumë të mira koordinuese dhe organizuese.
-Aftësi shumë të mira komunikuese dhe fokus të lartë ndaj klientit.
-Aftësi për të ndjekur disa procese në të njëjtën kohë.
-Njohuri të programit NAVISION përbën avantazh por jo domosdoshmëri.
Çfarë ofron klienti ynë?
Trajinim për njohjen e produkteve si dhe për përdorimin e programeve kompjuterike të nevojshme për këtë profil, pagesë të kënaqshme fikse dhe bonus, mundësi për t’u zhvilluar në karrierë.


Je gati të zhvillosh karrierën në një fushë që është gjithmonë e më e kërkuar në tregun e punës? Shtyp butoni “Dërgo”, pasi të kesh bashkëlidhur CV tënde në [email protected]

Job Category: Jobfit
Job Type: Full Time
Job Location: Tirane

Apply for this position

Allowed Type(s): .pdf, .doc, .docx