Supervizor Dyqani

Jemi duke kërkuar supervizor dyqani, për klientin tonë, kompani prestigjoze që operon prej shumë vitesh në fushën e retail-it në tregun tonë. Kandidati ideal do të monitorojë të gjitha aktivitetet operacionale ditore në dyqan dhe do të raportojë tek Menaxheri i dyqanit.


Detyrat dhe përgjegjësitë:
-Nxit dhe motivon ekipin të realizojë objektivat mujore të shitjeve
-Siguron që cdo shitës i dyqanit të ofrojë një shërbim cilësor ndaj klientit.
-Organizon dhe delegon detyrat tek stafi sipas përgjegjësive.
-Siguron që produktet të jenë të ekspozuara sipas standarteve të dyqanit.
-Menaxhon situatat e vështira dhe problematikat me produktet ose klientët.
-Propozon ide të reja dhe kreative për të ritur performancën e dyqanit.
-Përgjegjës për trajnimin e stafit të ri.
-Kontribuon në vlerësimin e performancës së cdo punonjësi nën varësi.
-Raporton në baza javore dhe mujore tek menaxheri.

Profili yt
-Diplomë Universiteti
-Minimumi 2 vjet eksperiencë të ngjashme.
-Njohuri të mira të industrisë së retail-it
-Aftësi shumë të mira komunikuese , organizuese dhe zgjidhjes së problemeve
-Fokus të lartë ndaj klientit
-Aftësi të mira menaxhuese


Për të aplikuar dërgo CV në:[email protected]

Job Category: Jobfit
Job Type: Full Time
Job Location: Tirane

Apply for this position

Allowed Type(s): .pdf, .doc, .docx