Koordinator Blerjesh

Për klientin tonë, kompani shumë e sukseshme në fushën e prodhimit, jemi duke kërkuar Koordinator Blerjesh me aftësi të mira organizimi, koordinimi të punës dhe bashkëpunimi në grup.


Detyrat dhe Përgjegjësitë
•Suporton manaxherin për gjetjen e furnitorëve të përshtatshëm sipas kërkesave të kompanisë.
•Bën kontrollin e kontratave të lidhur me furnitorët dhe ndjekjen e kushteve të tyre.
•Kryen procesin e blerjes sipas kërkesave duke respektuar procedurën e kompanisë me kontrollet përkatëse dhe duke stabilizuar afatin e dorëzimit të materialeve të blera.
•Siguron mbëritjen e materialeve sipas porosive dhe faturave përkatëse.
•Bashkëpunon me departamentet e Blerjes dhe Operacional për specifikat mbi produktet që duhet të blihen.
•Optimizon procesin e blerjeve që të sigurojë kosto të përshtatshme blerjesh për kompaninë në terma afatgjatë.
•Kryen analiza të ndryshme të tregut.


Kriteret dhe kualifikimet:
•Diplomë Universitare (deget e Fakultetit Ekonomik jane te preferueshme).
•2+ vjet eksperiencë pune
•Njohuri shumë të mira të gjuhës Angleze
•Aftësi shumë të mira komunikimi verbal dhe të shkruar
•Aftësi shumë të mira planifikimi, organizimi dhe pune në grup
•Njohuri të mira në Microsoft Excel
•Eksperiencë në përdorimin e NAVISION përbën avantazh.


Je gati të zhvillosh karrierën tënde në një kompani të suksesshmë me mundësi zhvillimi në karrierë? Nëse po, dërgo CV-në në: [email protected]

Job Category: Jobfit
Job Type: Full Time
Job Location: Tirane

Apply for this position

Allowed Type(s): .pdf, .doc, .docx