Analist i të dhënave operacionale

Expert Lane po kërkon Analist të të dhënave operacionale, me aftësi shumë të mira analitike dhe zgjidhjen e problemeve për klientin e saj, kompani e sukseshme e cila operon në industrinë e prodhimit.


Kandidati ideal, do të vlerësojë të dhënat e mbledhura nga burime të shumta, t’i analizojë, interpretojë dhe të krijojë raporte për ato. Do të monitorojë dhe raportojë konsumin e lëndëve të para, për të siguruar perfomancë prodhimi optimale, reduktuar mbetjet dhe menaxhim eficent të lëndëve të para në magazinë. Raporton dhe ndjek gjendjen dhe lëvizjet e stokut në magazinë. Koordinon marrëdhëniet me nënkontraktorët (fabrikat). Organizon monitorimin e plotësimit të urdhërave të punës, raportimet nga nënkontraktorët (fabrikat) për mangësitë e lëndës së parë, komunikon me Klientin/ose departamentin e blerjes për nevojat e lëndës së parë sipas mangësive; vendos prioritete për plotësimin e mangësive. Raportime periodike me gjetje dhe sugjerime për të përmirësuar rezultatet e biznesit. Do të ketë mundësinë të mësojë dhe punojë me Navision.


Profili yt:
•2-3 vjet eksperiencë pune në role të ngjashme
•Diplomë universiteti në Administrim Biznesi, Ekonomik, Matematikë apo degë të ngjashme.
•Aftësi shumë të mira analitike dhe zgjidhjen e problemeve.
•Aftësi të mira të planifikimit dhe organizimit të punës.
•Dëshirë dhe pasion për të mësuar gjëra të reja si software (Navision) dhe proceset e biznesit.
•Eksperiencë në përdorimin e Microsoft office, aftësi të avancuara me Excel
•Aftësitë të mira komunikimi në gjuhën angleze


Konsidero të aplikosh, nëse dëshiron:
•Të mësosh gjëra të reja
•Të zhvillohesh në karrierë.
•Të bëhesh pjesë e historisë së tyre të suksesit


Apliko duke dërguar CV-në tënde në: [email protected]

Job Category: Jobfit
Job Type: Full Time
Job Location: Tirane

Apply for this position

Allowed Type(s): .pdf, .doc, .docx