Zgjedhja e Drejtimit të Karrierës- Nga t’ja filloni?

Zgjedhja e degës së studimit dhe karrierës është një nga investimet më të mëdha që bën njeriu në jetë.  Si i tillë duhet të analizohet mirë përpara se të merret vendimi. Mundësitë që ofrohen sot janë pa fund dhe kjo e bën akoma më të vështirë zgjedhjen që duhet të bëj individi. Por nuk ka pse të jetë gjithmonë kështu.

Pra, si ta kuptosh se çfarë karriere duhet të zgjedhësh?

Zbulo – Këshillim Karriere i Personalizuar me një Ekspert Punësimi

Duhet të kesh në konsideratë, preferencat e tua, personalitetin tënd, vlerat dhe motivimin si dhe mundësitë dhe nevojat e tregut. Ti duhet t’i bësh pyetje vetes tënde, për atë që të pëlqen dhe nuk të pëlqen, dhe për atë që  je i mirë dhe jo aq i mirë. Marrja e testeve të vlerësimit të Expert Lane do të ndihmojë të marrësh përgjigje për pyetjet e tua. A ke marrë ndonjëherë vlerësimin e interesave ASPIRE? A ke marrë ndonjëherë një  vlerësim të personalitetit tënd në (OPQ) të SHL? 

Këto janë dy vlerësimet bazë nga shumë vlerësime të tjera që këshilluesit tanë të karrierës në Expert Lane do të ofrojnë. Rrezultatet do të  ndihmojnë të njohësh veten dhe të vendosësh se cila karrierë është e përshtatshme për ty. Mënyra më e mirë për të marrë vendime për karrierën tënde është pasja e një këshilluesi karriere të specializuar. Përmes një proçesi metodik ,këshilluesi mund të udhëheqë ndërsa ngushton opsionet e karrierës. Kështu do arrish të kuptosh çfarë është më e mira për ty dhe të arrish aty ku dëshiron.