Webinar me grupet e veçanta

Qëllimi i Expert Lane është të ndihmojë të rinjtë të shkëlqejnë në karrierën e tyre përmes këshillimit të karrierës, punësimit përmes platformës #Jobfit si dhe trajnimeve për punësueshmërinë. Ishte një webinar i tillë me fokus punësueshmërinë që Expert Lane zhvilloi javën e kaluar me grupet e veçanta. Ky bashkëpunim u realizua me Qendrën Ditore SHIS Albania, ku morën pjesë të rinjtë dhe gratë e qendrës.
Webinarin me temë “Si të pregatitesh për punë dhe fitosh vendin e punës” e udhëhoqi z. Esmeralda Baxho, Konsulente HR në AIMS International Albania.
Pjesëmarrësit u njohën me këshilla praktike që duhet të ndjekin përpara, gjatë dhe pas intervistës që të dinë si ti komunikojnë arritjet e tyre me konfidencë, të krijojnë përshtypje pozitive tek rekrutuesit dhe të fitojnë vendin e punës. Për t’i bërë këto këshilla edhe me praktike u realizua simulimi i një interviste reale me një prej pjesëmarrësve që u prit shumë mirë nga ata që morën pjesë në webinar.