Pse ja vlen të punësoni të sapo diplomuarit?

Nuk ka dyshim që të diplomuarit e viteve 2020-2022 janë grupi i të rinjve më i prekuri nga pandemia. Ata nuk kanë patur mundësi të zhvillojnë projekte në shkollë apo të kryejnë punë vullnetare për shkak të izolimit social dhe kjo mund t’i ketë penguar që të zhvillojnë aftësi të transferueshme për vendin e punës krahasuar me brezat e tjera. Edhe pse ka nga ata që mes gjithë shpërqëndrimeve në shtëpi dhe mësimit online kanë gjetur edhe punën e tyre të parë, (virtualisht), shumë prej tyre po luftojnë për të gjetur punë. Disa biznese janë skeptike për punësimin e këtyre të rrinjëve dhe mendojnë se nuk janë gati për tregun e punës.
Megjithatë të sapo diplomuarit, kanë shumë potencial, në pritje për t’u eksploruar nga punëdhënësit.
Çfarë ju sjellin ata në vendin e punës?

EKSPLORO MUNDËSITË E PUNËSIMIT NË EXPERT LANE DUKE KLIKUAR KËTU

Janë të aftë të përdorin teknologjinë
Të sapodiplomuarit janë rritur të rrethuar nga teknologjia, që do të thotë se ata mund të përshtaten lehtësisht me teknologjinë e re që mund të përdorni në kompanitë tuaj. Ata janë gati për epokën e transformimit dixhital më shumë se çdo brez tjetër.

Ofrojnë një perspektivë të re
Asnjë prej të sapodiplomuarit nuk e ka bagazhin dhe eksperiencat e punës si shumica prej nesh. Disa nga sjelljet që punonjësit më të vjetër sjellin nga kompanitë ku kanë punuar mund të mos jenë të përshtatshme për kulturën e kompanisë tuaj dhe janë të vështira për t’u ndryshuar. Kështu që keni luksin t’i mësoni të sapo diplomuarve sjelljet që do të donit të shikonit tek çdo punonjës. Mund t’i udhëzoni ata të bëhen drejtuesit e ardhshëm që dëshironi.

Janë mësuar të kryejnë shumë detyra njëkohësisht
Sipas studimeve këta të rrinj që i përkasin gjeneratës Z ose ndryshe Gen Z dallohet për” intervalet e shkurtra të vëmendjes”, kështu që kalimi nga një detyrë tek tjetra është e natyrshëm për ta. Ata do të shkëlqejnë në çdo punë që kërkon që kryerjen e shumë detyrave njëkohësisht.

Janë më fleksibël dhe përshtaten lehtësisht
Për shkak se Gen Z janë më mendjehapur, ata janë edhe më fleksibël. Përveç kësaj pandemia i detyroi të përshtateshin edhe në situata të papritura.

Janë më të pavarur
Edhe pse puna në një ekip nuk është një problem, sipas të dhënavë të studimeve Gen Z preferojnë të punojnë në mënyrë të pavarur. Ata janë të motivuar nga qëllimet personale dhe tejkalimi i sfidave si individë. Ato do të ishin shumë të përshtatshëm veçanësht për pozicionet e punës në distancë.

Pra ka shumë arsye për të konsideruar këta të rinj, që janë gati të shpalosin potencialin e tyre dhe kontribuar për kompanitë tuaja. Nëse jeni në kërkim të talenteve të reja, junior ose profesionistët të rinj të testuar dhe provuar me mjete psikometrike të përdorura në të gjithë botën na kontaktoni në: [email protected]