Mundësi punësimi në shitje-SDA by Protic

Expert Lane po bashkëpunon së fundmi me Software Development Academy by Protic për të gjetur talent në fushën e shitjes.

Kandidati ideal duhet të ketë pasion për shitje, të jetë i orientuar drejt zgjidhjeve, të jetë këmbëngulës deri në arritjen e objektivave dhe të punojë në ekipit.
Nëse je ti ai që ne kërkojmë, ti do të punosh me studentë potencial të akademisë, duke bërë follow-up pas takimeve informative. Gjithashtu:
• Do të ofrosh shërbim cilësor ndaj klientit (përmës telefonit dhe e-mail)
• Do të ofrosh informacion dhe zgjidhje për problemet e klientëve
• Do të mbyllësh marrëveshjet me klientët e mundshëm dhe gjetjen e klientëve të tjerë potencial
• Do të ndërtosh marrëdhënie me klientët
• Do të marrësh pjesë në aktivitete promocionale, evente dhe panaire.

Çfarë të ofrohet:
• Punë në një mjedis dinamik, në një industri që ka rëndësi – IT dhe edukim
• Mundësi për tu përfshirë në biznes ndërkombëtar
• Paketë shpërblimi financiare 600-800 Euro

Nëse je duke kërkuar të punosh për një projekt që po zhvillohet me shpejtësi, biznes “smart”, ku nuk do të mërzitesh kurrë dhe vazhdimisht do të sfidohesh për të arritur objektiva të reja, atëherë, e gjete! BËHU PJESË