Maturantë

Maturantë

Si mund të ndihmojmë?

Të zgjedhësh degën e duhur për studime universitare, apo të futesh në punë pas një shkollimi profesional është një zgjedhje jo e lehtë. Është e kuptueshme, veçanërisht për dikë në moshë të re. Por mos u shqetëso. Jemi këtu për ta bërë zgjedhjen tënde më të lehtë. Ne ofrojmë këshillim karriere dhe suport praktik për maturantët apo prindërit e tyre në zgjedhjen e degës së duhur apo karrierës që përputhet me potencialin dhe talentin e çdo të riu.

Programet për maturantë

Konsulencë për ndjekjen e arsimit të lartë

Ne të ndihmojmë të matësh talentin tënd dhe të vlerësosh opsionet e karrierës tënde që në fillim. Merr vendimin e duhur arsimor, dhe bindu për degën që do të të garantojë sukses në punën tënde të ardhshme.

Këshilla karriere pas shkollimit profesional

Arsimi i lartë nuk është dhe nuk duhet të jetë për të gjithë. Shpesh është shumë më shpërblyese të fillosh punë direkt pas nje kursi apo formimi të mesëm profesional. Konsulentët e karrierës do të të ndihmojnë të bëhesh gati për të njohur potencialin tënd profesional dhe për të filluar punën tënde të parë.

Këshillim karriere për prindërit

Pavarësisht dëshirës për të bërë më të mirën, adoleshentët jo gjithnjë pëlqejnë zgjedhjet e prindërve të tyre kur vjen puna te karriera. Ndaj ne ofrojmë një paketë me këshillim të veçantë për prindërit. Kjo përfshin rekomandime se si vetë prindi mund të ndihmojë fëmijën për të bërë zgjedhjen e duhur që përputhet me prirjet dhe talentin.

Zbuloni programet tona